artan hoxha sot u pa qe shkarkimi i veliajt ishte vendim politik u rrezua presidenti dhe kryeministri 690920958bdf2

Artan Hoxha: Sot u pa që shkarkimi i Veliajt ishte vendim politik! U rrëzua presidenti dhe kryeministri

November 3, 2025
min lexim

Gazetari Artan Hoxha ishte mbrëmjen e sotme në Log. News24 teksa komentoi vendimin e sotëm të Kushtetues që i dha të drejtë Erion Veliaj dhe marrjen e pandehur të Belinda Ballukut nga ana e SPAK.

Hoxha lidhi këto dy ngjarje me njëra-tjetrën. Filllimisht kujtoi se si më 10 shkurt kur u arrestua Veliaj festoi Balluku dhe grupi i saj që morën protagonizmin në fushatë dhe në qeverinë e re pas 11 majit.

Ndërsa sot kemi një situatë të përmbysur kur Balluku është marrë e pandehur në SPAK së bashku me grupin e saj, teksa është Veliaj ai që feston me vendimin e Gjykatës Kushtetueses që e rikthen në detyrë si kryebashkiak të Tiranës.

Artan Hoxha: Sot ky vendimi i GJK në këtë formë me atë përbërje që pamë që ndryshe nga parashikimet 5 në krah të kundër dhe 3 në krah tjetër. Ndodhi e kundërta. Ne e prisnim 5 me 3 në krah të kundërt. Nuk dinim çdo bëhej aty brenda. Çfarë na tregoi,  na e bëri të qartë se veprimi për shkarkim të Veliaj ishte një vendim personal politik i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Ti nuk jen për vendim politik përfaqëson interesat e qytetarëve dhe të ligjit. Ti ne e pamë në kohë rekord e votoi këshilli bashkiak i Tiranës ia çoi prefekti.

Prefekti në kohë rekord ia çoi kryeministrit, në kohë rekord presidentit. Qartë vullnet politik. Kush e lëviz infrastrukturën, kryeministri. Nëse nga 10 shkurti kur u arrestua, në 10 maj nuk u zbatua ligji. Ne pamë që kryeministrin pasi mori tepsinë e madhe vendosi të likuidonte edhe këtë pjesë. Ne kemi parë një ekspansion në ambientin politik të këtij vendi që dominoi edhe fushatën zgjedhore. Ishim fitimtarë dhe kishin mposhtur një kundërshtar si Erion Veliaj. I bie rrufeja Belinda Ballukut, bashkë me grupin dhe Zegjine. I bie rrufeja fitimtarëve të 10 shkurt dhe lind një dritë shpresë në krahun tjetër.

Njëra palë duket se e ka ngritur pak kokën. Pala tjetër pa pritur e sheh se nuk qenka ajo atje. Këto fishekzjarre sot dëshmojnë që kemi një problem të madh. Ne ky shteti jonë mbahet në këmbë aty vetëm, është i qorrollepsur. Sot është rrëzuar, presidenti, vendimi i kryeministrit. Gjithë hierarkia e shtetit. Duhet një kundërveprim. Presidenti edhe me mbrojtjen dëshmoi që zbatoi urdhërin. Ka qenë dhe shefi i shtabit të përgjithshëm, zbatoi urdhrin. Krahasimi i Veliajt me kryetarin e marrë peng të Medelinit, mori një shembull qytet me 4 mln banorë. Tha jam njëlloj si ai që e mori peng FARK. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ish trajneri i fc shkupit nderron jete ne mes te ndeshjes ne serbi 69091f322d808
Lajmi i mëparshëm

Ish trajneri i FC Shkupit ndërron jetë në mes të ndeshjes në Serbi!

e nisi me egnatian dhe beri mrekulline ne europe ish lojtari i tiranes qe u nda nga jeta kishte marre drejtimin e klubit vetem 10 dite me pare 690920f380cea
Lajmi i radhës

E nisi me Egnatian dhe bëri mrekullinë në Europë, ish-lojtari i Tiranës që u nda nga jeta kishte marrë drejtimin e klubit vetëm 10 ditë më parë

Të fundit nga

ShkoLartë