artan fuga ngre alarmin civilizimi i qyteterimit ne shqiperi po bie 68696307c1f60

Artan Fuga ngre alarmin: Civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po bie!

July 5, 2025
1 minut lexim

Akademiku Artan Fuga është shprehur se civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po shkon drejt rënies.

Komentet Fuga i bëri në emisionin ‘ÇdoKënd’ me gazetaren Merita Haklaj në A2 CNN, ku tha se një sistem që nuk ka elementët e vetë-korrigjimit, është i destinuar të çojë në dështimin e civilizimit.

Sipas Fugës, në politikë duhet të ketë ndryshim alternativash, të cilat vetëkorrigjojnë njëra-tjetrën, shkruan A2 CNN.

“Një sistem që nuk ka elementët e vetë-korrigjimit, pra pushteti që ndryshon në raportin pozitë-opozitë. Nëse kjo nuk bëhet, kjo makina që fshin pluhurat, kjo shkon përplaset me kokë te muri. Që do të thotë, ne ose do të kemi një alternativë, ndryshim alternativash, korrigjim të njëra-tjetrës.

Ose nëse politika nuk e luan këtë gjë, ne do shkojmë si civilizim me kokë te muri. Pra do të thotë që ne do të shkojmë në humnerë. Në humnerë si?

Me unitet të popullit rreth partisë, me votime, me debate në parlament, por ngaqë këto nuk korrigjojnë dot për shkaqet që thamë dhe për shkakun që votimi nuk ka të bëjë me korrigjimin që elektorati do i bëjë sistemit, do të thotë që qytetërimi jonë shkon drejt rënies.

Kur do shkojë? Për 10 vite, 15 vite, 20 vite? Këtë nuk e di. Ne jemi në kushtet e rënies së civilizimit të qytetërimit”, tha mes të tjerash Fuga.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

medreseja isa beu drejtori islami zgjidhja ligjore e drejte 686954818b1b3
Lajmi i mëparshëm

Medreseja Isa Beu, drejtori Islami: Zgjidhja ligjore, e drejtë

real madrid do te beje vetem nje transferim 68696343bd480
Lajmi i radhës

Real Madrid do të bëjë vetëm një transferim

Të fundit nga

Fabregasi po befason

Raportimet në Itali pretendojnë se Cesc Fabregas është i destinuar të bëhet pasardhësi ose i Hansi Flick te Barcelona, ose i Pep Guardiolës te Manchester City, dhe se ai ka pak gjasa
ShkoLartë