arsyetohet ministria e mbrojtjes vetem dy shqiptare aplikuan ne akademine ushtarake njeri u terhoq tjetri mbeti i 43 ti 6aedc450dfd8e

Arsyetohet Ministria e Mbrojtjes: Vetëm dy shqiptarë aplikuan në Akademinë Ushtarake, njëri u tërhoq, tjetri mbeti i 43-ti!

November 6, 2026
1 minut lexim
ministria

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit të këtij viti, duke e arsyetuar situatën me numrin e ulët të aplikimeve.

Sipas Ministrisë, në konkurs ishin paraqitur vetëm dy kandidatë shqiptarë. Njëri prej tyre ishte tërhequr nga gara, ndërsa kandidati tjetër kishte përfunduar në vendin e 43-të të listës së renditjes.

Ky reagim pason akuzat e BDI-së, e cila ngriti shqetësimin se, për herë të parë që nga viti 1995, Akademia Ushtarake nuk ka pranuar asnjë kadet shqiptar.

Nga BDI e cilësuan këtë zhvillim si goditje ndaj parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në institucionet shtetërore, duke drejtuar kritika ndaj Qeverisë dhe përfaqësuesve të koalicionit VLEN.

Përplasja mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe BDI-së ka rikthyer debatin mbi përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe mbi zbatimin e parimeve të Marrëveshjes së Ohrit.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

skandal ne norvegji libri zbulon detaje per transplantin e mushkerive te mette marit rrezikohet identiteti i dhuruesit 6aedc3fdc19d6
Lajmi i mëparshëm

Skandal në Norvegji, libri zbulon detaje për transplantin e mushkërive të Mette-Marit. Rrezikohet identiteti i dhuruesit

Të fundit nga

ShkoLartë