arsyeja e pazakonte pse luana vjollca shkon ne dubai 6aafe5fe11cdc

Arsyeja e pazakontë pse Luana Vjollca shkon në Dubai

September 20, 2026
1 minut lexim

Dubai zakonisht lidhet me pushime luksoze, plazhe, restorante dhe net të gjata, por për Luana Vjollcën duket se ky destinacion ka marrë një kuptim krejt tjetër.

Moderatorja ka treguar përmes Instagramit se udhëtimi i saj i fundit në Emiratet e Bashkuara Arabe nuk ka të bëjë me relaksin, por me një arsye shumë më praktike dhe, për të, jo fort të këndshme.

Duke publikuar një pamje nga Dubai, Luana ka shkruar: “Dubai duket fun, për mua s’është. Vij vetëm për dhëmbët dhe jam që sonte me frikë për nesër nga anestezia”.

Pra, ndonëse për shumëkënd një biletë drejt Dubait do të thoshte pushim dhe argëtim, Luana duket se e ka kthyer qytetin në destinacionin e saj për trajtime dentare.

Madje, nga mënyra se si është shprehur, ajo nuk e ka fshehur aspak ankthin para procedurës që e pret.

Një arsye jo fort tipike për të udhëtuar mijëra kilometra, por që duket se është kthyer në rutinë për moderatoren, e cila vetë e bëri të qartë se Dubai për të këtë herë nuk ka asgjë “fun”. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

operacioni vivaldi ukraina thote se cliroi dy fshatra dhe mori kontrollin e plote te nje tjetri 6aafe53409cc0
Lajmi i mëparshëm

Operacioni “Vivaldi”, Ukraina thotë se çliroi dy fshatra dhe mori kontrollin e plotë të një tjetri

lsm shporta sindikale arrin ne 69 432 denare 6aafe8a110a30
Lajmi i radhës

LSM: Shporta sindikale arrin në 69.432 denarë

Të fundit nga

ShkoLartë