arrihet koalicioni i pare per balotazh ne prizren 68f287306ebaf

Arrihet koalicioni i parë për balotazh në Prizren

October 17, 2025
1 minut lexim

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur marrëveshje koalicioni me Partinë e Re Demokratike për raudin e dytë të zgjedhjeve në Prizren.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi tha se është pajtuar me partinë e zëvendëskryeministres në detyrë, Emilija Rexhepi, për balotazh.

“Ne u pajtuam që SZK-ja të jetë pjesë e degës ekzekutive dhe se do të vazhdojmë së bashku me projektet e mëdha që i përfshimë në buxhetin e Republikës së Kosovës. Po ashtu, do të kthejmë komunitetit boshnjak të drejtat dhe përfaqësimin që e meritojnë”, ka shkruar Abrashi.

Ai ka thënë se nëse arrin të bëhet kryetar do ta funksionalizojë Qendrën Kulturore Boshnjake.

“Biseduam për çështjen e Zëvendëskryetarin e Komunës për komunitete. Ky bashkëpunim është shprehje e respektit, bashkëjetesës dhe vizionit tonë të përbashkët për një Prizren gjithëpërfshirës, të drejtë dhe me mundësi të barabarta për të gjithë”, shtoi ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mbyllet tubimi ne tirane mijera shqiptare ne mbeshtetje te uck se 68f28513a1922
Lajmi i mëparshëm

Mbyllet tubimi në Tiranë, mijëra shqiptarë në mbështetje të UÇK-së

nje nga sendet me te ndotura ne shtepi mund ta dezinfektoni derrasen e prerjes me limon dhe kripe 68f288515d0e5
Lajmi i radhës

Një nga sendet më të ndotura në shtëpi, mund ta dezinfektoni dërrasën e prerjes me limon dhe kripë

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë