arrestohet reperi i njohur nga njesia speciale ne prishtine 6920c8f17f987

Arrestohet reperi i njohur nga Njësia Speciale në Prishtinë

November 21, 2025
1 minut lexim

Reperi i njohur Nichi ka përfunduar në prangat e policisë mbrëmjen e sotme.

Raportohet se incidenti ka ndodhur në kryeqytet. Reperi është ndaluar fillimisht për një kontroll nga Njësia Speciale teksa po qarkullonte me veturën e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar, efektivët kanë gjetur një armë pa leje, fakt që ka bërë që Nichi të shoqërohet menjëherë drejt stacionit policor për procedura të mëtejshme ligjore.

Ky zhvillim vjen vetëm pak ditë pas tensioneve të raportuar nga menaxheri i tij, Bini Nebihu. Ky i fundit deklaroi se i ishte zënë pritë nga reperi Don Xhoni, vëllai i tij dhe rrethi i tyre, incident gjatë të cilit, sipas tij, i është demoluar vetura ndërsa ndodhej në shoqërinë e familjes.

Mbetet për t’u parë se si do të procedohet me rastin e reperit në orët në vijim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

reshjet e shiut rendojne situaten ne maliq fshati sheqeras rrezikon te permbytet 6920c5b3758ea
Lajmi i mëparshëm

Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet

ibrahimi ne festimet e 22 nentorit ne cair festa qe na bashkojne dhe na rikujtojne rrenjet tona 6920d274ce6ac
Lajmi i radhës

Ibrahimi në festimet e 22 Nëntorit në Çair: Festa që na bashkojnë dhe na rikujtojnë rrënjët tona

Të fundit nga

ShkoLartë