arrestohet polici qe kerkoi harac per te pajtuar 2 pale ne konflikt 69de4b8000575

Arrestohet polici që kërkoi haraç për të “pajtuar” 2 palë në konflikt

April 14, 2026
1 minut lexim
policia arrestime 1 1 1 750x421 1

Një punonjës policie në Stacionin Policor të Strumicës, me inicialet K.Sh., është i dyshuar për veprën penale “keqpërdorim i detyrës dhe autoritetit zyrtar”. Gjyqtari i procedurës paraprake tashmë ka caktuar masa kujdesi ndaj tij.

​Departamenti për Kontroll të Brendshëm në MPB ka dorëzuar padi penale me procedurë të shpejtë në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Paralelisht, do të kërkohet nisja e procedurës disiplinore dhe largimi i tij i menjëhershëm nga vendi i punës deri në përfundim të rastit.

​Sipas njoftimit nga MPB, polici K.Sh., ditën e shtunë (11 prill), teksa po trajtonte zyrtarisht një denoncim për prishje të rendit dhe qetësisë publike me sulm fizik, ka shfrytëzuar pozicionin e tij për të ndërmjetësuar një “zgjidhje të qetë” mes palëve. Ai u ka kërkuar atyre para në këmbim të tërheqjes së denoncimit.

​Pjesëmarrësit në konflikt kishin rënë dakord që pala denoncuese të paguante 1.000 euro për dëmshpërblim, por polici K.Sh. me iniciativën e tij e ka rritur shumën edhe për 200 euro të tjera, me pretendimin se ato ishin “shpenzime të procedurës”. Nga shuma totale prej 1.200 eurosh, polici i ka dorëzuar të dëmtuarit vetëm 700 euro, ndërsa pjesën tjetër prej 500 eurosh e ka mbajtur për vete, duke përfituar në mënyrë të paligjshme.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mexhiti bdi merzitet per gruevskin 69de4a2321afa
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: BDI mërzitet për Gruevskin

universiteti i tetoves dhe universiteti i tiranes e intensifikojne bashkepunimin ne arsimin e larte 69de678e5b7c2
Lajmi i radhës

Universiteti i Tetovës dhe Universiteti i Tiranës e intensifikojnë bashkëpunimin në arsimin e lartë

Të fundit nga

ShkoLartë