arrestohet nje zyrtar ne prishtine dyshohet per keqperdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh 6a5f78d85f980

Arrestohet një zyrtar në Prishtinë, dyshohet për keqpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh

July 21, 2026
1 minut lexim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ndalon një person për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”

Prishtinë, 21 Korrik 2026 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se, në koordinim me Policinë e Kosovës, më konkretisht Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë, pas zhvillimit të veprimeve hetimore lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar – tejkalimin e kompetencave dhe falsifikimin e dokumentit zyrtar, sot është arrestuar një (1) person.

Sipas të dhënave fillestare, hetimet kanë të bëjnë me dyshimet për lëshimin e lejeve për disa Operatorë Ekonomik, për importin e produkteve biocide dhe pesticide, të cilat janë të ndaluara për përdorim në Republikën e Kosovës sipas listës së Agjencisë Evropiane të Kimikateve (ECHA) të Bashkimit Evropian.

I dyshuari me inicialet N.M, po hetohet për veprat penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe Falsifikimi i dokumentit zyrtar nga neni 427 të KPRK-së.

Arrestimi është realizuar nga Policia e Kosovës, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit, si dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

prokuroria kerkon paraburgim per tre te dyshuarit rasti i ujit ne gostivar 6a5f624db4837
Lajmi i mëparshëm

Prokuroria kërkon paraburgim për tre të dyshuarit, rasti i ujit në Gostivar

stuhi ekstreme ne ballkan alarm maksimal shqiperia ne nivel rreziku 1 kosova nivelin me te larte 3 6a5f794f6d473
Lajmi i radhës

Stuhi ekstreme në Ballkan/ Alarm maksimal, Shqipëria në nivel rreziku 1. Kosova nivelin më të lartë, 3

Të fundit nga

ShkoLartë