arrestohet nje person per vrasjen e trefishte ne gjilan 6898bd3f41553

Arrestohet një person për vrasjen e trefishtë në Gjilan

August 10, 2025
1 minut lexim

Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë një person, i cili dyshohet për vrasjen e trefishtë që ka ndodhur mesditën e sotme në Gjilan.

Raportohet se i arrestuari është familjar i të dyshuarit që ka kryer krimin.

Ndërkohë, Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim Mefail Shkodrën si të dyshuar kryesor për vrasjen e tre personave.

Përmes njoftimit, Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tij.

Të dhëna të tjera për të nuk janë bërë të ditura, por që është publikuar edhe fotografia e të dyshuarit.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim të lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat. Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë qenë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit.

Motivi i vrasjes dyshohet të jetë për fajde. Ndërkaq të njëjtat burime bëjnë të ditur se dy prej viktimave dyshohet të jenë babë e bir.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ish drejtuesi i ferrarit vershtapen piloti me i mire ne formula 1 6898bd3c1945a
Lajmi i mëparshëm

Ish-drejtuesi i Ferrarit: Vershtapen, piloti më i mirë në Formula 1

shperthen etna llave vullkanike ne 3000 metra lartesi alarm per fluturimet 6898be67e7990
Lajmi i radhës

Shpërthen Etna! Llavë vullkanike në 3,000 metra lartësi, alarm për fluturimet

Të fundit nga

ShkoLartë