arrestohet nje person per thirrje antishqiptare ne ndeshjen maqedoni e veriut rumani 689238072f6d7

Arrestohet një person për thirrje antishqiptare në ndeshjen Maqedoni e Veriut – Rumani

August 5, 2025
1 minut lexim

Shkup, 5 gusht – Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se është arrestuar një person dhe janë intervistuar disa të tjerë në lidhje me thirrjet raciste dhe antishqiptare gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, të zhvilluar më 2 gusht.

Gjatë ndeshjes, janë dëgjuar parulla si “Maqedoni e pastër”, “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”, thirrje të rënda me retorikë të frymëzuar nga ideologjia naziste.

Këto thirrje janë bërë në prani të figurave të larta shtetërore, përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e Kumanovës Maksim Dimitrievski, ministrin e Jashtëm Panço Toshkovski dhe zëvendëskryeministrin Ivan Stoilkoviq.

I arrestuari, S.M. (30), dyshohet se ka tentuar të futë brenda palestrës pankarta me përmbajtje fyese.

MPB-ja thekson se do të veprojë me tolerancë zero ndaj çdo thirrjeje ofenduese të bazuar në përkatësi kombëtare, etnike apo fetare, dhe do të sanksionojë ashpër çdo shkelje të rendit publik.

“Vetëm brohoritjet sportive dhe të ndershme mund të sjellin sukses dhe gëzim,” thuhet në reagimin zyrtar të Ministrisë së Brendshme.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

afrim gashi tifozeria e vertete eshte himni i dashurise jo zeri i urrejtjes 689232e39b1f1
Lajmi i mëparshëm

Afrim Gashi: Tifozeria e vërtetë është himni i dashurisë, jo zëri i urrejtjes

photo output 7
Lajmi i radhës

Mexhiti mbi arrestimin e tifozit përgjegjës për thirrjet anti-shqiptare në Kumanovë: Mesazhi është i qartë, gjuha e urrejtjes nuk do të tolerohet

Të fundit nga

​124 vjet nga vrasja e atdhetarit Haxhi Zeka

Një prej figurave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë shekullit XIX, ishte Haxhi Zeka. Një luftëtar dhe atdhetar i pranuar nga të gjithë patriotet e kohës, por që përkrahej nga popullata shqiptare, emri

Parashikimi i motit për sot, 21 shkurt 2026

Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm, me alternime kthjellimesh përgjatë ultësirës perëndimorë në pjesën e parë të ditës e vranësira mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje
ShkoLartë