arrestohet ne kube baroni kinez i fentanilit i kerkuar ne shba 68f951c6aad37

Arrestohet në Kubë baroni kinez i fentanilit i kërkuar në SHBA

October 22, 2025
min lexim

Bosi kinez i drogës Zhi Dong Zhang, një nga furnizuesit më të mëdhenj të fentanilit për kartelet e mëdha meksikane dhe gjithashtu i kërkuar në Shtetet e Bashkuara, është arrestuar në Kubë, thanë sot burime të sigurisë meksikane për AFP.

Bosi i drogës, i njohur edhe si “Vëllai Wang”, kishte ikur në Meksikë në korrik. Ai do të mbetet në paraburgim në Kubë në pritje të një vendimi për deportimin e tij të mundshëm, thanë burimet.

Një urdhër arresti u lëshua për burrin nga një gjykatës federal amerikan në Atlanta korrikun e kaluar me akuzat për pastrim parash.

Qeveria kubaneze nuk e ka konfirmuar ende lajmin.

Dy burime qeveritare në Havana i thanë AFP-së se i ndaluari do të deportohej në Meksikë, pa specifikuar datën e saktë të transferimit të tij ose pa dhënë detaje rreth procedurës.

“Vëllai Wang” akuzohet për furnizimin e karteleve Sinaloa dhe Jalisco New Generation, të cilat Uashingtoni i konsideron përgjegjëset kryesore për trafikimin e fentanilit në territorin e SHBA-së dhe i shpalli në shkurt “organizata të huaja terroriste”.

Zhi Dong Zhang u arrestua në Meksikë në tetor 2024, nga ku do të deportohej me kërkesë të autoriteteve amerikane. Pasi u dërgua në një burg në Meksikë, një gjyqtar e vendosi atë në arrest shtëpiak disa muaj më vonë dhe më pas ai u arratis korrikun e kaluar.

Ky shtetas kinez konsiderohet “një pastrues i rëndësishëm parash në shkallë ndërkombëtare”, i cili kishte “bashkëpunuar me kartele të tjera për të transportuar fentanilin nga Kina në Amerikën Qendrore, Amerikën e Jugut, Evropë dhe Shtetet e Bashkuara”, sipas deklaratave të vitit të kaluar nga Ministri Meksikan i Sigurisë Omar García Harfuchs.

Nën presionin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të goditur tregtinë e fentanilit, e cila ka vrarë mijëra njerëz në SHBA, Meksika ka shtuar operacionet e saj në luftën kundër tregtisë së drogës nën drejtimin e Presidentes së majtë Claudia Sheinbaum.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

photo output 4
Lajmi i mëparshëm

Aktivisti i BDI-së në Tetovë: Nga arroganca dhe mospërfillja ndaj qytetarëve disa ish funksionar humbën në lagjet e tyre

pse u pezulluan planet per takimin trump putin 68f9561523cc9
Lajmi i radhës

Pse u pezulluan planet për takimin Trump-Putin?

Të fundit nga

Simeone gjen sulmuesin

Atletico Madrid dhe Roma po punojnë për të finalizuar një shkëmbim interesant për të dy ekipet brenda merkatos së janarit, sipas asaj që zbulon “SportMediaset”. “Colchoneros” pëlqejnë shumë artem Dovbyk, i cili
ShkoLartë