arrestohet mjeku psikiater nga kosova perndiqte moderatoren 28 vjecare nga shqiperia 68d9aa952b9a6

Arrestohet mjeku psikiatër nga Kosova, përndiqte moderatoren 28 vjeçare nga Shqipëria

September 28, 2025
1 minut lexim

Behar Kamberi, një mjek psikiatër nga Kosova, është arrestuar pasi akuzohet për përndjekje ndaj moderatores së njohur sportive Albana Bejko.

Sipas burimeve nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin Nr. 2 në Tiranë, mjeku 42-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka përndjekur një 28-vjeçare, duke u shfaqur disa herë pranë banesës së saj.

Kamberi ndodhet në qelinë e burgut “Mine Peza”, pasi u kap nga efektivët e policisë, ndërsa moderatorja kishte planifikuar skenën, duke e ftuar në një takim në një zonë të Tiranës.

Sapo Kamberi është paraqitur në vendin e takimit, ai është arrestuar nga oficerët e Komisariatit Nr. 2 të Tiranës, ku ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të përndjekjes, ndërsa hetimet janë në vijim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti a i quajte zagare shqiptaret qe smendojne si ti e ke perfunduar karrieren politike 68d9a93677c8f
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: “A i quajte “zagarë” shqiptarët që s’mendojnë si ti, e ke përfunduar karrierën politike

betis me i mire se osasuna 68d9aaf592224
Lajmi i radhës

Betis më i mirë se Osasuna!

Të fundit nga

ShkoLartë