arrestohet meriton mjekiqi bashke me rinor mjekiqin 687fd5f7205a4

Arrestohet Meriton Mjekiqi bashkë me Rinor Mjekiqin

July 22, 2025
1 minut lexim

Burime të besueshme të medias mësojnë se sot, më 22 korrik 2025, janë arrestuar Meriton Mjekiqi dhe Rinor Mjekiqi, lidhur me një rast të lëndimit të rëndë trupor, që dyshohet të ketë ndodhur më 11 korrik 2025.

Sipas informatave që posedon media, të dyshuarit ishin në arrati prej datës së incidentit, por janë paraqitur sot rreth orës 15:00 në Stacionin Policor në Obiliq, ku janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

Ngjarja ka të bëjë me një përleshje fizike ku si pasojë, viktima Egzon Grajqevci ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Pas intervistimit dhe procedurave hetimore, Prokurori i Shtetit ka vendosur që ndaj Meriton dhe Rinor Mjekiqit të shqiptohet masa e ndalimit policor prej 48 orësh, thonë burimet e besueshme të Sinjalit.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri rreth këtij rasti.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ka hyp topless ne skele mu rrezite bjen burra n3 tnates kush eshte fqinja qe po terrorizon disa banore 687fd4cb0de74
Lajmi i mëparshëm

“Ka hyp topless në skele m’u rrezitë, bjen burra n’3 t’natës”- Kush është fqinja që po terrorizon disa banorë?

gashi takim te vecante me diasporen shqiptare ne tetove mirenjohje te thelle per kontributin e tyre 687fda2ef12a9
Lajmi i radhës

Gashi takim të veçantë me diasporën shqiptare në Tetovë: Mirënjohje të thellë për kontributin e tyre

Të fundit nga

ShkoLartë