Në një aksion të gjerë të Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Prokurorisë së Prizrenit është arrestuar edhe ish-drejtori rajonal i Policisë Kufitare në Prizren, Nexhmi Krasniqi.
KALLXO.com mëson se Krasniqi është arrestuar për vepren penale të detyrimit.
E gjithë ngjarja dyshohet se lidhet me një pronë për të cilën janë dhënë mijëra euro në formë të detyrimit.
Perveç Krasniqit janë edhe tre persona të tjerë të dyshuar.
Prokuroria ka njoftuar se katër persona janë arresuar më 04.08.2025 në Prizren nën dyshimin për përfshirje në veprat penale të detyrimit dhe shmangies nga tatimi.
Sipas njoftimit, në mesin e personave të arrestuar është edhe një zyrtar i lartë policor me gradën kolonel.
“IPK, si pjesë e procedurës administrative ka rekomanduar suspendimin e kolonelit policor”- thuhet në njoftim.
Burimi: botasot.info


