arrestohet i afermi i kandidatit per deputet fetah paqarizi dyshime per presion dhe ryshfet ne prizren 69737aff620f9

Arrestohet i afërmi i kandidatit për deputet Fetah Paqarizi, dyshime për presion dhe ryshfet në Prizren

January 23, 2026
1 minut lexim

Burimet kanë raportuar se se në kuadër të aksionit të Policisë dhe Prokurorisë në Prizren është arrestuar një person i dyshuar për ushtrim presioni dhe dhënie ryshfeti, në lidhje me procesin zgjedhor.

Sipas burimeve të Betimi për Drejtësi, i arrestuari Granit Paqarizi, i cili është djali i vëllait të kandidatit për deputet Fetah Paqarizi. Dyshimet lidhen me veprime të kundërligjshme që përfshijnë presion dhe ryshfet, të cilat dyshohet se kanë ndikuar në procesin e votimit.

Burime të “Betimit për Drejtësi” kanë konfirmuar se në kuadër të hetimeve, mbi 100 zyrtarë të angazhuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit janë ftuar për intervistim, ndërsa gjatë ditës pritet të ketë edhe persona të ndaluar.

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, kishte autorizuar me shkrim Policinë e Kosovës që, me vetiniciativë, të identifikojë personat përgjegjës dhe të sigurojë prova relevante, përfshirë procesverbalet dhe nënshkrimet. Këtë informacion Kryeziu e kishte konfirmuar ditë më parë për “Betimi për Drejtësi”.

Prokuroria Themelore në Prizren kishte  bërë të ditur se ka monitoruar nga jashtë procesin e rinumërimit të votave dhe se, teksa rinumërimi po i afrohet fundit, janë evidentuar keqpërdorime të dukshme gjatë numërimit të votave brenda subjekteve politike në rajonin e Prizrenit.

Sipas Prokurorisë, pas rinumërimit në disa vendvotime janë vërejtur dallime mes fletëvotimeve dhe votave të numëruara për kandidatët brenda subjekteve politike, duke ngritur dyshime serioze për keqpërdorim të votave.

Prokuroria ka theksuar se manipulimi i votës dhe falsifikimi i dokumenteve zgjedhore përbëjnë vepra penale dhe se këto raste do të trajtohen pa asnjë kompromis.

 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sherr me arme dhe shkop bejsbolli ne kukes dy kusherinjte mbledhin shoket dhe tentojne te vrasin nje person 69737aa3a5265
Lajmi i mëparshëm

Sherr me armë dhe shkop bejsbolli në Kukës/ Dy kushërinjtë ‘mbledhin’ shokët dhe tentojnë të vrasin një person

gjykata bullgare miraton doreheqjen e presidentit radev 69737b1336929
Lajmi i radhës

Gjykata bullgare miraton dorëheqjen e presidentit Radev

Të fundit nga

ShkoLartë