Është arrestuar këngëtari dhe fituesi i Big Brother VIP Albania, Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti.
Kështu kanë bërë të ditur burime të medias.
Ndërkaq, zëdhënësi i policisë, Enis Pllana në lidhje me këtë rast tha se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Sot, rreth orës 15:00, në rrugën Mehmet Isahi në Prishtinë, Policia ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje.
I dyshuari është intervistuar dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në konfirmim.
Burimi: botasot.info


