arrestohet borce markovski pronari i markovski kompani nen dyshim per manipulim tenderi prej 16 milione eurosh 68e7b8a3d4ebf

Arrestohet Borçe Markovski, pronari i “Markovski Kompani”! Nën dyshim për manipulim tenderi prej 1,6 milionë eurosh

October 9, 2025
1 minut lexim

Shkup, 9 tetor – Është arrestuar Borçe Markovski, pronar i kompanisë “Markovski Kompani DOOEL” në Manastir, e cila me vite ka lidhur kontrata milionëshe me TEC Manastirin. Sipas burimeve, Policia Financiare e dyshon Markovskin për manipulim të një tenderi me vlerë rreth 100 milionë denarë, ose 1,6 milionë euro nga buxheti shtetëror, përcjell TV21. “Markovski Kompani” njihet për kontratat për nxjerrjen e qymyrit në TEC Manastir, dhe ishte përmendur gjithashtu si një nga kompanitë më të privilegjuara gjatë kohës së qeverisjes së mëparshme.

Sipas informacioneve jozyrtare, kompania vetëm gjatë dy viteve të fundit ka realizuar mbi 200 milionë euro të ardhura nga kontratat shtetërore. Markovski është gjithashtu konsull nderi i Bjellorusisë në Maqedoni. Nga EMV dërguan njoftim në të cilin thonë asnjë anëtar i udhëheqjes aktuale të TEC Manastir nuk është arrestuar, as nuk është i përfshirë në procedurën aktuale.

“Ne i inkurajojmë të kompetentët për zbardhjen e plotë të rastit dhe shprehim mbështetje për institucionet në zbatimin e procedurave ligjore, me qëllim të përcaktimit të gjendjes faktike”, thuhet në njoftim.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kasami prezanton projektet kulturore te kapitullit te dyte te zhvillimit te qytetit 68e7b1f2c15d2
Lajmi i mëparshëm

Kasami prezanton projektet kulturore të Kapitullit të Dytë të zhvillimit të qytetit

IMG 0893
Lajmi i radhës

Kostovski: 3000 denarë për çdo fëmijë të porsalindur në komunën e Butelit!

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë