arrestohet ambasadori i polonise ne france 694c42a6efd02

Arrestohet ambasadori i Polonisë në Francë

December 24, 2025
1 minut lexim

Ambasadori i Polonisë në Francë është shkarkuar nga posti i tij, në pritje të rezultateve të një hetimi ndaj tij për “ndikim të pahijshëm” që përfshin një institucion që jepte diploma të falsifikuara.

Jan Emerick Rosyszewski, ambasador në Paris që nga viti 2022, u arrestua me të mbërritur në Aeroportin Frederic Chopin të Varshavës dhe u morr në pyetje nga Byroja Qendrore Kundër Korrupsionit (CBA), sipas gazetës online Goniec.pl.

“Ministri i Jashtëm, Radoslaw Sikorski, ka vendosur ta shkarkojë atë nga detyrat e tij derisa të sqarohen dyshimet rreth përfshirjes së tij në këtë rast”, tha një zëdhënës i ministrisë për agjencinë e lajmeve PAP.

Ndërkohë, zëvendësi i Rościewskit, Wiesław Tarka, po merr detyrën e kreut të misionit diplomatik të Polonisë në Paris.

Përveç diplomatit, çështja përfshin zyrtarë të lartë qeveritarë dhe ish-deputetë nga partia konservatore Ligj dhe Drejtësi (PiS).

Të dyshuarit besohet se kanë marrë pjesë ose kanë përfituar nga dhënia e diplomave MBA (Master në Administrim Biznesi) nga një universitet privat i themeluar nga njëri prej tyre. Qëllimi ishte t’u mundësohej mbajtësve të këtyre diplomave të emëroheshin në pozicione kyçe në shërbimin publik.

Ambasadori mohon çdo përfshirje në mashtrim.

Sipas CV-së së tij zyrtare, ai studioi në Varshavë, Lublin, Poloni, dhe në Institutin e Studimeve Politike të Parisit, dhe zotëron një “MBA Ekzekutive”.

Në të kaluarën, ai ka mbajtur pozicione të larta në shumë banka, kompani sigurimesh dhe shërbime financiare, duke përfshirë AXA dhe BNP Paribas.

Ai ishte gjithashtu nënkryetar dhe më pas kryetar i bordit të drejtorëve të bankës polake PKO Bank Polski.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kurti jep lajmin e mire per femijet dhe pensionistet me 29 dhjetor shtesa nga 100 euro 694c4260398d7
Lajmi i mëparshëm

Kurti jep lajmin e mirë për fëmijët dhe pensionistët: Më 29 dhjetor shtesa nga 100 euro

tjeter sukses ne fushen ajrore kineze testohet per here te pare droni fantazme arrin shpejtesine 925 km ore 694c4425733b5
Lajmi i radhës

Tjetër sukses në fushën ajrore kineze/ Testohet për herë të parë droni ‘fantazmë’, arrin shpejtësinë 925 km/orë

Të fundit nga

Diddy kërkon lirimin e menjëhershëm nga burgu

Sean “Diddy” Combs ka paraqitur një apel të ri ligjor, përmes të cilit kërkon lirimin e menjëhershëm nga burgu, duke sfiduar drejtpërdrejt dënimin e tij federal. Avokatët e artistit argumentojnë se gjyqtari
ShkoLartë