arrestohet albert sylaj i dyshuari per vrasjen e arlinda zekajt 6ae13d20a12b9

Arrestohet Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

October 28, 2026
1 minut lexim

Policia e Kosovës ka arrestuar Albert Sylajn, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekajt në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Sylaj u lokalizua dhe u arrestua mbrëmjen e 27 tetorit, rreth orës 23:40, në Deçan. Arrestimi erdhi pas angazhimeve intensive operative dhe hetimore, si dhe pas bashkëpunimit me qytetarët.

Policia i ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin në lokalizimin e të dyshuarit. Ajo bën të ditur se veprimet e mëtejme procedurale do të ndërmerren në koordinim me organet kompetente të drejtësisë, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit.

Sylaj, i lindur më 12 dhjetor 1984 në Deçan, ishte në arrati që nga 25 tetori. Policia e kishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe u kishte bërë thirrje qytetarëve të ndihmonin në lokalizimin e tij.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit në Vitomiricë, Policia sekuestroi një pushkë gjuetie, 153 fishekë, disa karikatorë dhe pajisje arme, tri thika, një bajonetë, 115 gëzhoja dhe një sëpatë.

Arlinda Zekaj, 49 vjeçe, u vra mbrëmjen e 25 tetorit, pak kohë pasi ishte kthyer në shtëpi nga Stacioni Policor në Pejë, ku kishte raportuar dhunë në familje.

Personi i përmendur në këtë lajm konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

haxhiu ne shtepine ku qendroi refugjate faleminderit shqiptare te maqedonise qe ne dite te veshtira na i hapet shtepite dhe zemrat e juaja 6ae13c9812a66
Lajmi i mëparshëm

Haxhiu në shtëpinë ku qëndroi refugjate: Faleminderit shqiptarë të Maqedonisë që në ditë të vështira na i hapët shtëpitë dhe zemrat e juaja

trump ia hap dyert familjes bolsonaro pajisen me viza amerikane 6ae13d803090e
Lajmi i radhës

Trump ‘ia hap dyert’ familjes Bolsonaro, pajisen me viza amerikane

Të fundit nga

Sofia Vergara në lidhje me këngëtarin e njohur?

Aktorja e njohur e serialit “Modern Family”, Sofia Vergara, dhe këngëtari i grupit “Imagine Dragons”, Dan Reynolds, janë fotografuar së bashku gjatë një darke në Los Angeles. Megjithatë, sipas një burimi pranë
ShkoLartë