arrestohet 57 vjecari ne shengjin dyshohet se shkaktoi zjarr qe perfshiu siperfaqe pyjore 6a4948101fd2c

​Arrestohet 57-vjeçari në Shëngjin, dyshohet se shkaktoi zjarr që përfshiu sipërfaqe pyjore

July 4, 2026
1 minut lexim

Policia e Lezhës ka arrestuar një 57-vjeçar, i dyshuar si autor i zjarrvënies që përfshiu një sipërfaqe të madhe pyjore në malin e Shëngjinit, pas veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sipas Policisë, shtetasi B. A. dyshohet se më datë 3 korrik 2026, në vendin e quajtur “Sagë”, Shëngjin, ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave pranë subjektit të tij tregtar, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë përhapur në zonën pyjore të malit të Shëngjinit.

Gjatë përhapjes së zjarrit, në terren ka ndodhur edhe një shpërthim i dyshuar si i një predhe luftarake të pashpërthyer, e cila është aktivizuar si pasojë e flakëve në zonën malore. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi A. U., 30 vjeç, pasagjer në një automjet që po kalonte në zonë, i cili ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet kanë evidentuar gjithashtu se gjatë ngjarjes është hequr DVR-ja e subjektit të të dyshuarit, me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës.

Në përfundim të veprimeve procedurale, Policia arrestoi në flagrancë shtetasin B. A., 57 vjeç, banues në Shëngjin, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe mjedisit pyjor” dhe “Plagosje e lehtë nga pakujdesia”.

Policia e Lezhës apelon për kujdes maksimal nga qytetarët, duke i ftuar të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarre, ndërsa thekson se çdo shkelje do të përballet me ligjin.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bajrami shifrat e bqk se nuk mund te maskohen ekonomia po mbahet nga konsumi 6a4947990b36c
Lajmi i mëparshëm

Bajrami: Shifrat e BQK-së nuk mund të maskohen – ekonomia po mbahet nga konsumi

temperaturat e larta shkaktojne kaos ne festimet e dites se pavaresise 6a4948728f107
Lajmi i radhës

Temperaturat e larta shkaktojnë kaos në festimet e Ditës së Pavarësisë

Të fundit nga

ShkoLartë