arrestohet 34 vjecari ne pensilvani policia i gjen 100 kafka ne shtepi 69615a7359735

Arrestohet 34-vjeçari në Pensilvani, policia i gjen 100 kafka në shtëpi

January 9, 2026
1 minut lexim

Një 34-vjeçar nga Pensilvania është arrestuar nën dyshimin për vjedhje dhe abuzim me kufoma, pas gjetjes së mbi 100 kafkave dhe mbetjeve të tjera njerëzore në shtëpinë e tij dhe në një magazinë që ai zotëronte.

Autoritetet thanë se në pronat e Jonathan Gerlach u gjetën gjithashtu kocka të gjata, duar dhe këmbë të mumifikuara, pjesë trupash të dekompozuar dhe sende skeletore. “Disa prej eshtrave ishin të varura, disa të bashkuara, ndërsa disa thjesht ndodheshin mbi raft,” tha Prokurori i Qarkut Delaware, Tanner Rouse.

Ky zbulesë erdhi pas një hetimi për vjedhje në Varrezat Mount Moriah në Yeadon, një periferi e Filadelfias. Policia thotë se Gerlach kishte shënjestruar kasaforta dhe mauzoleume nëntokësore në këtë vend prej 160 akrash, ku ndodhen rreth 150,000 varre.

Autoritetet gjetën gjithashtu bizhuteri që besohet se i përkisnin të vdekurve të varrosur, ndërsa në një rast u gjet një stimulues kardiak i lidhur ende me trupin. Hetuesit nuk kanë zbuluar ende qëllimin e Gerlach me mbetjet, disa prej të cilave janë qindra vjeçare. Sipas policisë, vjedhjet u fokusuan në kasaforta dhe mauzole të mbyllura, disa prej të cilave ishin thyer ose të dëmtuara për të marrë eshtrat.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fushe kosove obiliq vershimet e reja nxoren ne pah problemet e vjetra 69615a5ec4fb9
Lajmi i mëparshëm

Fushë Kosovë, Obiliq: Vërshimet e reja nxorën në pah problemet e vjetra

zgjidhja e sakte e divorcit te bill gates ai i dha pothuajse 8 miliarde dollare fondacionit te ish bashkeshortes 69615c24aec69
Lajmi i radhës

Zgjidhja e saktë e divorcit të Bill Gates, ai i dha pothuajse 8 miliardë dollarë fondacionit të ish-bashkëshortes

Të fundit nga

ShkoLartë