arrestohet 29 vjecari per kalim ilegal te kufirit me greqine 69077ab571012

​Arrestohet 29-vjeçari për kalim ilegal të kufirit me Greqinë

November 2, 2025
1 minut lexim

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë, gjatë kontrolleve konstatuan në vendin e quajtur “Sorone” Xarë, një automjet me të cilin po transportohej një shtetas i huaj ilegal.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se drejtuesi i automjetit, shtetasi A. K. (29), banues në Karbunarë – Lushnjë, po transportonte një emigrant nga Pakistani kundrejt pagesës, me qëllim që të kalonte ilegalisht kufirin në Greqi, raporton KosovaPress.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprën penale ndihma për kalim ilegal të kufijve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jehona e votuesve deri ne oren 15 per qytetin e shkupit cairi dhe saraji me daljen me te vogel 6907795177f11
Lajmi i mëparshëm

Jehona e votuesve deri në orën 15 për Qytetin e Shkupit! Çairi dhe Saraji me daljen më të vogël

fiton 82 por renditet ne vendin e fundit 69077b158bd71
Lajmi i radhës

Fiton 8:2 por renditet në vendin e fundit

Të fundit nga

ShkoLartë