arrestohet 21 vjecari ne tirane zhvaste parate e qytetareve 6891ecffa64f1

Arrestohet 21-vjeçari në Tiranë, zhvaste paratë e qytetarëve

August 5, 2025
1 minut lexim

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se me identitet të rremë ka mashtruar në mënyrë të përsëritur disa qytetarë, me qëllim për t’iu marrë para.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi me iniciale E.H., banues në Paskuqan, është arrestuar në flagrancë, në momentin kur shkoi për të marrë një shumë parash nga një 26-vjeçare, të cilën e kishte mashtruar edhe më parë.

Ndërkohë, hetimet po vijojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të mundshme të mashtrimit që dyshohet të jenë kryer nga 21-vjeçari.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Strategjia”.

Me identitet të rremë, dyshohet se ka mashtruar në mënyrë të përsëritur, disa qytetarë, për t’iu marrë para, kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari.

Ai u arrestua në flagrancë, në momentin që shkoi për t’i marrë një shumë parash, një 26-vjeçareje, të cilën e kishte mashtruar dhe më parë.

Pas kallëzimit të një shtetaseje, se ishte mashtruar nga një shtetas, të cilit i kishte dhënë disa herë, shuma parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë nisur punën për kapjen e autorit, i cili përdorte identitet të rremë, si dhe për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i veprimeve operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Strategjia”, u arrestua në flagrancë, teksa po i merrte një tjetër shumë parash, denoncueses, shtetasi E. H., 21 vjeç, banues në Paskuqan.

Vijojnë hetime për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit që mund të ketë kryer 21-vjeçari.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje stuhi e vogel e shkundi shkupin projektet e kandidateve per kryetar komune te mos mbesin vetem ne leter 6891e39e7366d
Lajmi i mëparshëm

Një stuhi e vogël e shkundi Shkupin – Projektet e kandidatëve për kryetar komune të mos mbesin vetëm në letër!

futbollisti i kombetares shqiptare pritet te rinovoje kontraten kete muaj 6891ed76c1c1b
Lajmi i radhës

Futbollisti i Kombëtares shqiptare pritet të rinovojë kontratën këtë muaj

Të fundit nga

ShkoLartë