Tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë arrestuar të martën, nën dyshimin për marrje ryshfeti.
Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi.
Sipas Prokurorisë, të arrestuarit dyshohen se kanë kërkuar dhe pranuar ryshfet gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.
Njëri nga zyrtarët është kapur në flagrancë gjatë kryerjes së veprës.
Hetimet janë në vazhdim dhe Prokuroria nuk ka dhënë detaje të mëtejshme lidhur me identitetin e të dyshuarve apo rrethanat e rastit.
Burimi: botasot.info


