arrestohen tre zyrtare ne komunen e prishtines prokuroria jep detaje dyshohen per 6978c80062b8d

Arrestohen tre zyrtarë në Komunën e Prishtinës, Prokuroria jep detaje: Dyshohen për…

January 27, 2026
min lexim

Prokuroria jep detaje shtesë për arrestimin e zyrtarëve në komunën e Prishtinës, njëri u kap duke marrë ryshfet


auto 21 05 Komuna e Prishtines 002 1200x630 11769516691

Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime Ekonomike, njofton se Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe në koordinim të plotë me Gjykatën Themelore në Prishtinë, me masa të veçanta hetimore ka zhvilluar një aksion ndaj zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, nën dyshimin e veprës penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 të KPRK-së, dhe veprën penale ‘’Marrja e ryshfetit’’ në bazë të nenit 421 të Kodit Penal të Republikes së Kosovës.

Gjatë zbatimit të masave të veçanta hetimore, janë shoqëruar tre persona, ndër të cilët zyrtari I komunës, A.G., është arrestuar në flagrancë për veprën penale ‘’Marrje e ryshfetit’’ sipas nenit 421 të KPRK-së, me qellim qe të ndihmojë të dëmtuarin të realizoj një pagesë për punët të cilat i kishte kryer sipas kontratës me komunën.

Media merr vesh se të arrestuarit janë Bashkim Sadiku dhe Dukagjin Gashi janë dy nga tre zyrtarët e arrestuar.

Këta janë dy zyrtarët e arrestuar në Prishtinë


Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në Prishtinë sot në orët e mëngjesit gjatë një aksioni  ka arrestuar tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës.

Media merr vesh nga burimet se nga tre të arrestuarit janë Dukagjin Gashi dhe Bashkim Sadiku.

Sipas burimeve  zyrtarët komunalë janë kapur në flagrancë nga policia duke marrë ryshfet.

Me urdhër të prokurorit të arrestuarve u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

Arrestohen tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës


auto Komuna e Prishtines 11769516537

Tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë arrestuar të martën, nën dyshimin për marrje ryshfeti.

Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi.

Sipas Prokurorisë, të arrestuarit dyshohen se kanë kërkuar dhe pranuar ryshfet gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.

Njëri nga zyrtarët është kapur në flagrancë gjatë kryerjes së veprës.

Hetimet janë në vazhdim dhe Prokuroria nuk ka dhënë detaje të mëtejshme lidhur me identitetin e të dyshuarve apo rrethanat e rastit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

per shkak te testimit te kamerave nga qyteti i sigurt eshte mbyllur ne njerin drejtim nje pjese e autostrades kercove oher 6978c74c34a02
Lajmi i mëparshëm

Për shkak të testimit të kamerave nga “Qyteti i sigurt” është mbyllur në njërin drejtim një pjesë e autostradës Kërçovë – Ohër

labi albes je goma rezerve e limit 6978c912361c4
Lajmi i radhës

Labi-Albës: Je goma rezervë e Limit

Të fundit nga

ShkoLartë