arrestohen tre persona per dhunen ndaj 14 vjecarit ne hasanbeg 6a47fa62af634

Arrestohen tre persona për dhunën ndaj 14-vjeçarit në Hasanbeg

July 3, 2026
1 minut lexim

MPB ka bërë të ditur se është ngritur kallëzim penal ndaj personave nga Shkupi nën dyshimin se kanë sulmuar një fëmijë të moshës 14-vjeçare. Siç tha MPB, gjatë sulmit është përdorur një mjet i fortë, ndërsa me një mjet të mprehtë viktimës i janë shkaktuar lëndime

Ata bën të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur thika me të cilën është kryer vepra penale, e që më aps është dërguar për ekspertizë

“Kallëzim penal ndaj tre personave nga Shkupi për kryerjen e veprës penale “dhunë ndaj fëmijës”

SPB Shkup – Njësia për Kriminalitet të Dhunshëm ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup kundër J.J. (19), V.S. (23) dhe V.A. (19), të gjithë nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “dhunë ndaj fëmijës”, sipas nenit 201-a të Kodit Penal.

Sipas kallëzimit, më 22.06.2026, rreth orës 23:50, në rrugën “Finska”, në park, të denoncuarit kanë sulmuar fizikisht një të mitur 14-vjeçar. Gjatë sulmit është përdorur një mjet i fortë, ndërsa me një mjet të mprehtë viktimës i janë shkaktuar lëndime.

Nëpunësit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është gjetur thika me të cilën është kryer vepra penale dhe është dërguar për ekspertizë, ndërsa pas masave të ndërmarra, të dyshuarit janë privuar nga liria dhe me ta është zhvilluar bisedë zyrtare”, njoftoi MPB.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

justin bieber eshte ne negociata per te performuar ne finalen e kampionatit boteror 2026 6a47f7bd450b6
Lajmi i mëparshëm

Justin Bieber është në negociata për të performuar në finalen e Kampionatit Botëror 2026

kuvendi voton me 13 korrik per 8 ministrat e rinj te qeverise 6a47fbb098e7f
Lajmi i radhës

Kuvendi voton më 13 korrik për 8 ministrat e rinj të Qeverisë

Të fundit nga

ShkoLartë