arrestohen sulmuesit e dy te rinjve ne tetove 68b9e911c87e8

Arrestohen sulmuesit e dy të rinjve në Tetovë

September 4, 2025
1 minut lexim

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë e ka zbardhur rastin në të cilin gjatë ditës së djeshme (03.09.2025) në Tetovë u sulmuan fizikisht dy të mitur. Më 03.09.2025, në orën 22:30, në rrugën “Prilepska” në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB Tetovë privuan nga liria N.Ç. (20) nga Tetova, ndërsa më 04.09.2025, në orën 12:10, në rrugën “Ilindenska” privuan nga liria D.D. (23) nga fshati Radiovcë. Gjithashtu, është kryer bisedë zyrtare me 16 të mitur. Ata dyshohen se rreth orës 18:00, në rrugën “Blagoja Toska” në Tetovë, në grup, kanë sulmuar fizikisht një 17-vjeçar dhe një 15-vjeçar, të dy nga fshati Dobrosht, komuna Tearcë, të cilët po dilnin nga shkolla e mesme.

Sipas denoncimit të prindërve të tyre, Q.E. (50) dhe H.I. (43) nga Dobroshti, djemtë e tyre kanë qenë me një të mitur tjetër, i cili ka arritur të ikë, ndërsa pjesëtarët e grupit kanë qenë tifozë të klubit futbollistik të Tetovës. Pas sulmit, dy të miturit janë dërguar në spitalin klinik të Tetovës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Pas dokumentimit të rastit, në bashkëpunim me prokurorin publik, ndaj sulmuesve do të ngriten kallëzimet përkatëse.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

spb tetove arrestom sulmuesit e dy te rinjve ne tetove 68b9dbf83b547
Lajmi i mëparshëm

SPB Tetovë arrestom sulmuesit e dy të rinjve në Tetovë

parku i edenit ne kryeministri rama ka kushtuar me pak se sa vlen tregon vizionin tone per vendin 68b9ea78f1ef3
Lajmi i radhës

Parku i Edenit në Kryeministri, Rama: Ka kushtuar më pak se sa vlen, tregon vizionin tonë për vendin

Të fundit nga

ShkoLartë