arrestohen pese persona ne prishtine per posedim te narkotikeve 6aef3130ce9b2

Arrestohen pesë persona në Prishtinë për posedim të narkotikëve

November 7, 2026
1 minut lexim

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona për posedim të substcave narkotike.

Në këtë aksion ku hetimet janë kryer nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia Prishtinë, janë sekuestruar edhe mbi 400 euro.

“Gjatë kontrollit te të njëjtit në dy vetura dhe një banese që i kishin në shfrytëzim, janë gjetur dhe sekuestruar: 52.93 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë, 517.5 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë, një peshore për matjen e narkotikëve, 2 paketime me folje që shërbejnë për paketimin e substancave narkotike. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe 440 euro para që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve dhe tre telefona celularë”, thuhet në komunikatë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

keni para ne xhep por mbi 1 000 euro nuk mund te paguani ne kesh 6aef30a391753
Lajmi i mëparshëm

Keni para në xhep, por mbi 1.000 euro nuk mund të paguani në kesh

berisha mos me leh si qeni pas gardhit tensionet mes protestuesve te pd se dhe atyre te ministria e arsimit debat mes tyre cfare studenteje je ti 6aef315d41d01
Lajmi i radhës

“Berisha, mos më leh si qeni pas gardhit”/ Tensionet mes protestuesve të PD-së dhe atyre te Ministria e Arsimit, debat mes tyre: Çfarë studenteje je ti?

Të fundit nga

ShkoLartë