arrestohen per droge dy drejtore te one albania dalin emrat e tyre 694d765753a71

Arrestohen për drogë dy drejtorë të “One Albania”, dalin emrat e tyre

December 25, 2025
min lexim

Një operacion i gjerë antidrogë i Policisë së Tiranës ka çuar në arrestimin e 22 personave, të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikun e lëndëve narkotike.

Mes të arrestuarve ka emra të lidhur me kompaninë ONE Albania, fakt që e bën këtë operacion me ndikim të fortë publik dhe institucional.

Sipas burimeve zyrtare, në pranga kanë rënë edhe: Erald Sina, me detyrë Drejtues i Departamentit të Zyrave dhe Pasurisë në ONE Albania dhe Artan Pullazi, Team Leader në ONE Albania

Kujtojmë që Erald Sina disa muaj më parë është marrë nën hetim për fshehjen e një sulmi të ndodhur në kompaninë telefonike “ONE”.

Nën hetim u vunë tetë persona, shtatë prej të cilëve janë punonjës të kompanisë që kujdesej për sigurinë e kompanisë, “Nazeri 2000” dhe punonjës sigurie të brendshme të kompanisë “ONE”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të datës 25 dhjetor, ku dy shtetas të maskuar kanë hyrë në ambientet e pikës ‘ONE’ në zonën e Laprakës, duke dëmtuar drynin e derës së pasme. Incidenti është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, Gentian Koçi i cili, në deklarimin e tij, ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.

Punonjësi në fjalë nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese, por dyshohet se ka njoftuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë. Edhe përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e kanë kallëzuar atë në organet kompetente.

Personat e arrestuar sot në Tiranë:

Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri, Armandi Hajdini, Olsi Mici, Fatjon Cela (Çela), Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Blerim Mali, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa, Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja.

Çfarë u sekuestrua

Gjatë kontrollit të banesave dhe automjeteve, policia ka sekuestruar:

rreth 500 gramë kokainë

10 kg Cannabis Sativa dhe 100 doza të gatshme për shpërndarje

5 automjete

28 telefona celularë

6 peshore elektronike

3 000 euro cash

Hetimet vijojnë

Burime nga policia bëjnë me dije se:

5 persona janë arrestuar më herët në operacione të mëparshme

6 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim, të identifikuar si pjesë e këtij grupi kriminal

Zonat ku vepronin

Nga hetimet rezultoi se aktiviteti kriminal i shitjes së lëndëve narkotike shtrihej në disa zona të qytetit të Tiranës, kryesisht në: Bllok, Kamëz, Laprakë, Selitë, Tiranë e Re, Shkozë, Ali Demi, Xhamllik, Pazari i Ri, Shkolla e Kuqe, Astir, Myslym Shyri dhe Komuna e Parisit.

Lëndët narkotike shiteshin në lokale, tabakino, mjete taksi, si dhe të kamufluara si shpërndarje porosish të ndryshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

prej neser leshohet ne perdorim teleferiku me gjashte ulese ne kodren e diellit 694d7451afd24
Lajmi i mëparshëm

Prej nesër lëshohet në përdorim teleferiku me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit

premier league ndryshon traditen 694d76b74bca8
Lajmi i radhës

Premier League ndryshon traditën

Të fundit nga

ShkoLartë