arrestohen ne itali dy vellezerit shqiptare pritet ekstradimi ne shqiperi 68adbed6b9c28

Arrestohen në Itali dy vëllezërit shqiptarë, pritet ekstradimi në Shqipëri

August 26, 2025
1 minut lexim

Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar në Itali dhe pritet të ekstradohen në Shqipëri, si pjesë e një operacioni ndërkombëtar të titulluar “The Wanted”. Arrestimi i tyre u bë i mundur falë bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve italiane.



Njëri prej të arrestuarve, shtetasi E. H., 35 vjeç, ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Durrësit për vjedhje me dhunë dhe përkrahje të autorit të krimit. Ai akuzohet se ka vjedhur një automjet, një shumë parash dhe një celular në një fabrikë qumështi në vitin 2021 dhe ka ndihmuar një person tjetër të shpallur në kërkim.

Vëllai i vogël, shtetasi K. H., 31 vjeç, rezulton i dënuar nga Gjykata e Dibrës me 4 vite e 4 muaj burg për kultivim të bimëve narkotike.

Ai u kap në flagrancë në vitin 2019 duke kultivuar mbi 1,300 fidanë narkotikë brenda një sere në Martanesh dhe i ka mbetur për të vuajtur një pjesë e dënimit.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po kryejnë procedurat për ekstradimin e dy vëllezërve drejt Shqipërisë, ndërkohë që operacioni nënvizon bashkëpunimin efektiv ndërkombëtar për kapjen e personave në kërkim.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vlen dorezoi kallezim kunder bujar osmanit 68adbd4558b00
Lajmi i mëparshëm

VLEN dorëzoi kallëzim kundër Bujar Osmanit

bullgaria dhe gjermania ndertojne fabrika baruti e municionesh prej 1 miliard eurosh 68adc00470906
Lajmi i radhës

Bullgaria dhe Gjermania ndërtojnë fabrika baruti e municionesh prej 1 miliard eurosh

Të fundit nga

Meçollari: Një lajm i mirë nga fronti i Iranit!

Në valën e luftimeve mes SHBA-Izrael me Iranin, ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, njofton se flota ushtarake iraniane është neutralizuar dhe ka rifilluar lëvizja e çisternave në ngushticën e Hormuzit. Sipas

Irani godet bazën ajrore amerikane në Katar

Katarit i janë drejtuar dy raketa balistike iraniane, njofton ministria e mbrojtjes e vendit. Një nga këto raketa u interceptua nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Katarit, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Paris Hilton pozon e zhveshur

Ylli i njohur Paris Hilton ka surprizuar fansat me një seri fotosh provokuese, duke pozuar e zhveshur në një vaskë, ndërsa shpreh hapur mendimet e saj për jetën dhe përvojën personale. Në
ShkoLartë