arrestohen dy te rinj ne shkup dyshohet se i vune zjarrin dy kamioneve dhe nje veture 68e627b806a3c

Arrestohen dy të rinj në Shkup, dyshohet se i vunë zjarrin dy kamionëve dhe një veture

October 8, 2025
1 minut lexim

Më 8 tetor 2025, rreth orës 02:20, në SPB Shkup është raportuar se në parkingun e Qendrës Sportive “Jane Sandanski”, në komunën Aerodrom të Shkupit, janë përfshirë nga flakët një kamion “Iveco” dhe një kamion “Renault” me targa të Shkupit, që janë në pronësi të një personi juridik nga Shkupi, si dhe një veturë “Opel” me targa të Prilepit, në pronësi të E.S. nga Prilepi.

Në orën 02:50 zjarri është shuar nga Njësia e Mbrojtjes nga Zjarri e Shkupit. Pas masave të marra nga policia e Stacionit Aerodrom dhe Njësia e Policisë Ndërhyrëse, në bulevardin “ASNOM” janë arrestuar F.C. (23) dhe I.C. (24), të dy nga Shkupi, të dyshuar për shkaktimin e zjarrit. Ata janë ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

md
Lajmi i mëparshëm

Dauti: Edhe pak ditë na ndajnë nga çlirimi i komunave

IZET MEXHITI 5
Lajmi i radhës

Vazhdon fushata zgjedhore, kandidatët në garë për të fituar besimin e qytetarëve

Të fundit nga

ShkoLartë