arrestohen dy persona ne shkup policia gjen rreth 90 dergesa mallrash pa dokumentacion 6a3a5c30618e7

Arrestohen dy persona në Shkup, policia gjen rreth 90 dërgesa mallrash pa dokumentacion

June 23, 2026
1 minut lexim
interventna policija 960x538 1 696x390 1

Në Shkup janë privuar nga liria dy persona pasi në një automjet u gjet një sasi e madhe mallrash pa dokumentacion përkatës dhe shoferi rezultoi se nuk posedonte patentë shoferi të vlefshme.

Sipas policisë, më 22.06.2026 rreth orës 22:50, në rrugën “Magjistralja e Adriatikut” në Shkup, njësitë policore kanë ndaluar një automjet të tipit “Ford” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.I. (19) nga Shkupi.

Gjatë kontrollit është konstatuar se në automjet transportoheshin rreth 90 dërgesa me produkte të ndryshme, të paketuara në qese të zeza, pa dokumentacion përkatës. Po ashtu është konstatuar se shoferi nuk posedonte patentë shoferi të kategorisë B.

Si pronar i automjetit është identifikuar E.Sh. (20) nga Shkupi. Pas kontrollit, të dy personat janë privuar nga liria dhe janë dërguar në stacion policor për procedurë të mëtejme.

Ndaj M.I. do të parashtrohet kallëzim penal për drejtim të automjetit pa patentë shoferi të vlefshme, sipas nenit 297-a paragrafi 2 të Kodit Penal.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

Lajmi i mëparshëm

VLEN: 40 milionë euro për punë dhe biznes, Plani Operativ 2026 mundësi e artë për qytetarët

kemi shpenzuar triliona per ti mbrojtur nga rusia trump paralajmeron europen 6a3a6e28de614
Lajmi i radhës

“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën

Të fundit nga

ShkoLartë