arrestohen dy persona ne llojan sulmuan fizikisht shtetasin e huaj dhe i moren telefonin e parate 69c5af7043389

Arrestohen dy persona në Llojan: Sulmuan fizikisht shtetasin e huaj dhe i morën telefonin e paratë

March 27, 2026
1 minut lexim
perleshje 780x439 1

Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë ka njoftuar për arrestimin e dy personave nga Llojani, rajoni i Likovës, të cilët dyshohen për një sulm fizik dhe grabitje të kryer ndaj një shtetasi të huaj.

​Sipas buletinit zyrtar të policisë, dje (më 25.03.2026), efektivët policorë kanë privuar nga liria personat me iniciale N.K. (30) dhe A.Q. (25), që të dy nga fshati Lojanë. Ata dyshohen se në po të njëjtin fshat kanë sulmuar fizikisht 23-vjeçarin me iniciale S.A. nga Egjipti, duke i marrë me forcë një sasi parash dhe telefonin celular.

​Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme. Policia njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të dorëzohet kallëzimi përkatës penal në organet e drejtësisë.

Burimi: lajmpress.org

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

trump irani autorizoi kalimin e 10 anijeve cisterne permes hormuzit si dhurate 69c5ae8591e5c
Lajmi i mëparshëm

Trump: Irani autorizoi kalimin e 10 anijeve cisternë përmes Hormuzit si dhuratë

sulmohet nga qente endacak nje 6 vjecar ne strimnice 69c5b47d62a99
Lajmi i radhës

Sulmohet nga qentë endacak një 6-vjeçar në Strimnicë

Të fundit nga

ShkoLartë