arrestohen disa persona aksion i madh policor ndaj grupit te organizuar kriminal 68cd22f24aca1

Arrestohen disa persona, aksion i madh policor ndaj grupit të organizuar kriminal

September 19, 2025
1 minut lexim

Jozyrtarisht, që nga mbrëmë po zhvillohet dhe ende vazhdon një aksion i madh policor në rajonin e Berovës, Pehçevës dhe Dellçevës. Bëhet fjalë për shkatërrimin e një grupi të organizuar kriminal, i cili prej vitesh ka kryer prerje ilegale të pyjeve, keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje dhe dhënie ryshfeti, si dhe vepra të tjera të rënda kundër mjedisit jetësor.

Jozyrtarisht, mes të arrestuarve janë edhe drejtori aktual i NP “Pyjet e Maqedonisë” dhe një shef aktual në polici, si dhe disa pjesëtarë të policisë, policë pyjorë, një zyrtar nga njësia rajonale e Ministrisë së Bujqësisë, si dhe pronarë të subjekteve juridike. Ata dyshohen se në mënyrë të organizuar kanë kryer prerje dhe transport të paligjshëm të masës drunore, e cila më pas, përmes lidhjeve korruptive, është shitur si e prerë në mënyrë legale.

Sipas informacioneve tona, grupi ka funksionuar si një shoqatë kriminale me qëllim të vetëm – përfitimin personal në kurriz të shtetit dhe burimeve natyrore. Për vite të tëra askush nuk është përpjekur të ndalë aktivitetin e tyre, edhe pse shkatërrimi ishte i dukshëm. Kjo ngre një pyetje serioze: a ka në nivel lokal mjaft ndershmëri dhe integritet për t’u përballur me krimin dhe për të mbrojtur interesin publik?

Sipas kësaj, theksohet qartë se me këtë aksion policia dhe Qeveria dërgojnë një mesazh të prerë se korrupsioni, shkatërrimi i natyrës dhe keqpërdorimi i funksioneve nuk do të tolerohen, pa marrë parasysh kush qëndron pas tyre.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mincev partizimi punesimet permes miqeve dhe familjareve e kane bere administraten me vellimore dhe te ngadalshme 68cd225146cbb
Lajmi i mëparshëm

Minçev: Partizimi, punësimet përmes miqëve dhe familjarëve e kanë bërë administratën më vëllimore dhe të ngadalshme

ministrja robot deputeti saimir korreshi ironizon hall eshte kur te fiken dritat se cdo bejme me diellen 68cd24565de90
Lajmi i radhës

Ministrja robot, deputeti Saimir Korreshi ironizon: Hall është kur të fiken dritat se ç’do bëjmë me “Diellën”

Të fundit nga

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë