arrestimi i presidentit te venezueles guterres kritikon shba te po vendosin fuqine mbi ligjin nderkombetar 696e1aa5c51ba

Arrestimi i presidentit të Venezuelës/ Guterres kritikon SHBA-të: Po vendosin fuqinë mbi ligjin ndërkombëtar

January 19, 2026
min lexim

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po veprojnë pa u ndëshkuar dhe se besojnë se fuqia e tyre ka më shumë rëndësi sesa ligji ndërkombëtar, në një deklaratë të fortë dhënë për BBC.

Guterres tha se ekziston një “bindje e qartë” në Uashington se zgjidhjet shumëpalëshe janë të parëndësishme dhe se ajo që ka rëndësi është ushtrimi i fuqisë dhe ndikimit amerikan, edhe në kundërshtim me normat e së drejtës ndërkombëtare.

Deklaratat e tij vijnë vetëm disa javë pas sulmit të SHBA-së ndaj Venezuelës dhe arrestimit të presidentit të saj, si dhe në kontekstin e kërcënimeve të përsëritura të Donald Trump për të aneksuar Groenlandën

Guterres paralajmëroi se parimet themeluese të OKB, përfshirë barazinë mes shteteve anëtare, janë tashmë nën kërcënim serioz.

Presidenti Trump ka qenë më herët kritik ndaj OKB-së, duke deklaruar se organizata nuk ka ndihmuar në përfundimin e konflikteve globale dhe duke vënë në pikëpyetje vetë rolin e saj në rendin ndërkombëtar.

I përballur me këto kritika, Guterres pranoi se OKB-ja ka vështirësi t’i detyrojë shtetet anëtare të zbatojnë ligjet ndërkombëtare, duke theksuar se “fuqitë e mëdha kanë ndikim më të fortë se organizata”.

Ai ngriti gjithashtu shqetësimin se kjo fuqi përdoret shpesh për zgjidhje të shpejta politike, dhe jo për paqe të qëndrueshme, duke theksuar se ekziston një dallim i madh mes këtyre dy qasjeve.

Sekretari i Përgjithshëm bëri thirrje për reforma të thella në OKB për të përballuar sfidat globale, duke paralajmëruar se “ligji i pushtetit” po zëvendëson gjithnjë e më shumë “fuqinë e ligjit”.

Guterres kritikoi gjithashtu Këshillin e Sigurimit, duke e quajtur atë jo përfaqësues dhe joefektiv në realitetin aktual global. Ai theksoi se fuqia e vetos e pesë anëtarëve të përhershëm shpesh përdoret për interesa kombëtare, duke bllokuar përpjekjet për t’i dhënë fund konflikteve në Ukrainë dhe Gaza.

Ai propozoi ndryshime në përbërjen e Këshillit të Sigurimit për të rikthyer legjitimitetin dhe për t’i dhënë zë më të gjerë botës, si dhe kufizimin e vetos për të shmangur bllokime të papranueshme në vendimmarrje.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pa telefona dhe pa internet masa te rrepta per delegatet ne kongresin e partise komuniste te vietnamit 696e18f437059
Lajmi i mëparshëm

Pa telefona dhe pa internet, masa të rrepta për delegatët në kongresin e Partisë Komuniste të Vietnamit

drejtori i burgut te durresit peson hemorragji cerebrale shtrohet ne qsut 696e1db396abc
Lajmi i radhës

Drejtori i Burgut të Durrësit pëson hemorragji cerebrale, shtrohet në QSUT

Të fundit nga

Dorëhiqet zv/ministri i Arsimit Lulzim Aliu

1 Shkup, 13 janar – Lulzim Aliu ka dhënë dorëheqje nga detyra e Zëvendësit të Ministrit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dorëheqja i është dorëzuar
ShkoLartë