arrestimi i maduros trump shba do te marre ne dore sektorin e naftes 69595b438b5d6

Arrestimi i Maduros, Trump: SHBA do të marrë në dorë sektorin e naftës

January 3, 2026
1 minut lexim

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot se Shtetet e Bashkuara do të marrin në dorë sektorin e naftës në Venezuelë, pas arrestimit të presidentit Nicolas Maduro.



Në një konferencë për shtyp në Florida, Donald Trump tha se sektori i naftës në Venezuelë ndodhet prej kohësh në krizë dhe se administrata e tij do të angazhojë kompani të mëdha amerikane për ta rimëkëmbur atë.

Sipas Trump, kompanitë amerikane të naftës do të investojnë miliarda dollarë, do të riparojnë infrastrukturën e dëmtuar rëndë dhe do të nisin, sipas tij, të gjenerojnë të ardhura për vendin.Deklarata u bë pas arrestimit të presidentit venezuelian Nicolas Maduro dhe vjen në kuadër të planeve të shpallura nga Uashingtoni për administrimin e përkohshëm të Venezuelës.

“Ne do të përfshijmë kompanitë tona kryesore të naftës amerikane, të cilat do të shpenzojnë miliarda dollarë, do të riparojnë infrastrukturën e dëmtuar rëndë dhe do të fillojnë të fitojnë para për vendin. Maduro vodhi infrastrukturën tonë të naftës”, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump, duke siguruar se tani do ta marrin atë mbrapsht.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

do kete sulm te dyte nese eshte nevoja trump do jete shume me i fuqishem se i pari 6959570577f5f
Lajmi i mëparshëm

“Do ketë sulm të dytë nëse është nevoja”, Trump: Do jetë shumë më i fuqishëm se i pari

kuvendi i komunes se shtimes zgjedh kryesuesin 69595c2f83b78
Lajmi i radhës

Kuvendi i Komunës së Shtimes zgjedh kryesuesin

Të fundit nga

ShkoLartë