arrestimi i maduros presidenti dhe bashkeshortja po flinin ne momentin kur arriten forcat amerikane si u terhoq zvarre lideri venezuelian nga dhoma e tij gjumit 6959c7af21fa5

Arrestimi i Maduros, presidenti dhe bashkëshortja po flinin në momentin kur arritën forcat amerikane, si u tërhoq zvarrë lideri venezuelian nga dhoma e tij gjumit

January 4, 2026
1 minut lexim

Presidenti venezuelian Nicolas Maduro dhe gruaja e tij Cilia Flores u nxorën zvarrë nga dhoma e tyre e gjumit nga forcat amerikane gjatë bastisjes që çoi në kapjen e tyre, raporton CNN.

Çifti u kap në mes të natës ndërsa po flinin, thanë burimet. Bastisja, e kryer nga njësia elitare Delta Force e Ushtrisë Amerikane, nuk shkaktoi asnjë viktimë në radhët e SHBA-së, tha një zyrtar amerikan.

Pas atij që Donald Trumpi e përshkroi si një “operacion brilant” për kapjen e Nicolas Maduros, operacion ky që sipas disa mediave të huaja u krye nga Delta Force, zëvendëspresidentja e Venezuelës u shfaq në televizionin shtetëror për të pohuar se qeveria nuk e di se ku gjenden presidenti dhe gruaja e tij.

“Ne nuk e dimë vendndodhjen e Presidentit Nicolás Maduro dhe Zonjës së Parë Cilia Flores”, tha Delcy Rodriguez, e cila shtoi se kërkon nga SHBA-ja prova që të dy ata janë gjallë.

Reagimet kanë nisur nëpër botë, me Rusinë që e dënoi aksionin ushtarak të SHBA-së në Venezuelë duke thënë se nuk ka asnjë justifikim të qëndrueshëm për sulmin dhe se ideologjia ka mbizotëruar mbi diplomacinë.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

je extension me ler ti marr leje babait tend trekendeshi miri selin lorna banoret perplasen ne prime magjistare qe merresh me 6959b1b45d7e3
Lajmi i mëparshëm

“Je extension, më lër t’i marr leje babait tënd” / ‘Trekëndëshi’ Miri-Selin-Lorna, banoret përplasen në Prime: Magjistare që merresh me…

maduro dhe bashkeshortja e tij mberrijne ne bazen ushtarake te nju jorkut 6959cbe708536
Lajmi i radhës

Maduro dhe bashkëshortja e tij mbërrijnë në bazën ushtarake të Nju Jorkut

Të fundit nga

ShkoLartë