arrestimi i avokatit ulian barjami terror per mbylljen e gojes sali berisha zberthen audioregjistrimin ne sallen e gjyqit 68f602d618298

“Arrestimi i avokatit Ulian Barjami, terror për mbylljen e gojës”- Sali Berisha ‘zbërthen’ audioregjistrimin në sallën e gjyqit

October 20, 2025
1 minut lexim

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dënuar arrestimin e avokatit Ulian Barjami, duke e konsideruar si një terror ndaj shumë avokatëve të tjerë për t’i mbyllur atyre gojën.

Nga jashtë ambienteve të SPAK, Berisha akuzoi kreun e Policisë së Shtetit, Ilir Proda, si anëtar bandë.

Ish kryeministri tha se kjo nuk është drejtësi, ndërsa theksoi se përpiqen që të shndërrojnë krimet e shëmtuara në mbrojë për drejtësinë.

Berisha: Që nga koha e diktaturës, arrestojnë avokatin në Elbasan, pse? Sepse i tha prokurorit do të bëj padi penale. Çfarë fyerje dhe kërcënim është ky. Ky bandit me Prodën që është anëtar i bandës, thërret avokatin dhe e arreston  të nesërmen. Më thuaj pak mua? Të arrestosh avokatin në këtë mënyrë, kjo është terror mbi shumë avoketër, që të mbyllin gojën në sallën e gjyqit. Çfarë drejtësie është kjo. Kur dëgjova unë mendova se mos avokati ka humbur nervat dhe ka agresuar prokurorin. Por kur pashë me regjistrime se cfarë ka ndodhur, ky është turp, vetëm drejtësi nuk është, nuk ndodh kurrë. Këta që përpiqen të shndërrojnë krimet e shëmtuara në mburojë për drejtësinë, këta janë dy herë kriminele.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vmro dpmne dhe e majta shkojne ne rrethin e dyte per qytetin e shkupit 68f60172b4a6a
Lajmi i mëparshëm

VMRO-DPMNE dhe “E Majta” shkojnë në rrethin e dytë për Qytetin e Shkupit

mkrs stadium i gjilanit perfundon brenda dy viteve 68f6033365300
Lajmi i radhës

​MKRS: Stadium i Gjilanit përfundon brenda dy viteve

Të fundit nga

ShkoLartë