arrest shtepiak per artan grubin 699ccfa260bac

Arrest shtëpiak për Artan Grubin

February 24, 2026
1 minut lexim

Nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup njoftojnë se ish-zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi u caktu Arrest shtëpiak

Njoftimi i plotë i Prokurorisë

Prokuroria Themelore Publike Shkup, pas marrjes së njoftimit se i dyshuari i dytë në rastin për Lotarinë Shtetërore, ku ai dyshohet së bashku me edhe pesë persona të tjerë, është paraqitur vullnetarisht pranë organeve të ndjekjes dhe ka shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar me organet kompetente, do ta vazhdojë procedurën ndaj tij me qëllim marrjen e një vendimi prokurorial.

 

Me kërkesë të të dyshuarit të dytë përmes mbrojtjes së tij, gjatë ditës së sotme ai u paraqit para prokurorit kompetent, ku bëri këqyrjen e shkresave të lëndës, por për shkak të vëllimit të madh të materialit provues, këqyrja do të vazhdojë në ditët në vijim, pas së cilës të dyshuarit të dytë do t’i mundësohet të japë mbrojtjen e tij.

Sa i përket masave për sigurimin e pranisë së të dyshuarit të dytë në vazhdim të procedurës, Prokuroria Themelore Publike Shkup propozoi zëvendësimin e masës së paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak dhe konfiskimin e dokumentit të udhëtimit, duke pasur parasysh faktin se në pjesën më të madhe provat janë siguruar gjatë procedurës, se ai është paraqitur vullnetarisht pranë organeve të ndjekjes, si dhe se ekzistojnë indikacione se në repartin e paraburgimit nuk mund të garantohet siguria e tij personale, indikacione të cilat mbështeten me njoftime nga organet kompetente. Gjithashtu, indikacionet për rrezikimin e sigurisë kanë të bëjnë edhe me anëtarët e familjes së tij.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

angazhimi fsk se ne gaze hap strategjik per afirmim nderkombetar 699ca82e605f6
Lajmi i mëparshëm

Angazhimi FSK-së në Gazë, hap strategjik për afirmim ndërkombëtar

limani nese gjithcka shkon sic duhet koalicioni me aki ne do te vazhdoje edhe ne zgjedhjet parlamentare 699cd5ffc90d4
Lajmi i radhës

Limani: Nëse gjithçka shkon siç duhet, koalicioni me AKI-në do të vazhdojë edhe në zgjedhjet parlamentare

Të fundit nga

Tërmet në Bosnje e Hercegovinë

Një tërmet me magnitudë 3.4 ballë sipas shkallës Rihter u regjistrua në Bosnjë dhe Hercegovinë në mbrëmje. Epiqendra e tërmetit ishte gjashtë kilometra nga Gruda, ose 32 kilometra nga Mostari. Sipas EMSC,

Llumnica nënshkruan kontratë profesionale me Malmon

Mesfushori Medjen Llumnica ka nënshkruar kontratë me ekipin e parë të Malmos.  Ai me Malmon ka nënshkruar kontratë trevjeçare dhe njëkohësisht është huazuar te BK Olympic për sezonin e ardhshëm. “Sigurisht që
ShkoLartë