Një zyrtar i lartë i Hamasit ka falënderuar presidentin amerikan, Donald Trump, për rolin e tij në arritjen e një marrëveshjeje paqeje me grupin palestinez.
Në një intervistë për Sky News, zyrtari i lartë i Hamasit, Dr. Basem Naim, tha se një armëpushim nuk do të ishte i mundur pa ndërhyrjen personale të Trump-it.
“Pa ndërhyrjen personale të Presidentit Trump, nuk mendoj se lufta do të kishte përfunduar. Ne e falënderojmë atë për përpjekjet e tij për të ushtruar presion mbi kryeministrin izraelit Netanyahu që t’i japë fund kësaj masakre”, tha Dr. Naim.
Ai shtoi se Hamasi është i gatshëm të tërhiqet për t’i hapur rrugë një organi palestinez që do të qeverisë Gazën pas luftës, por theksoi se grupi do të mbetet në terren.
Dr. Naim paralajmëroi gjithashtu se ish-kryeministri britanik, Sir Tony Blair, nuk do të ishte i mirëpritur në asnjë rol pasluftës në rajon.
“Ne shpresojmë që Presidenti Trump të vazhdojë të ndërhyjë personalisht dhe të ushtrojë presion maksimal mbi Netanyahun për të respektuar marrëveshjen”, përfundoi ai.
Top Channel
Burimi: top channel


