armepushimi gjermania hap rrugen per rindertimin e gazes jep 29 milione euro ndihme humanitare 68e8b657e74df

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

October 10, 2025
1 minut lexim

Gjermania do të ofrojë 29 milionë euro ndihmë të menjëhershme humanitare për Gazën, pas ratifikimit të armëpushimit me Hamasin nga Izraeli.

Sipas kancelarit gjerman, Friedrich Merz, ndihma do të shpërndahet në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare dhe agjencitë e OKB-së, me fokus tek ushqimi, ndihma mjekësore, strehimi dhe furnizimi me ujë të pijshëm për civilët palestinezë.

Gjermania, në koordinim me Egjiptin, pritet të organizojë së shpejti një konferencë ndërkombëtare për rindërtimin e Gazës, ku pritet të marrin pjesë vende dhe organizata donatore nga mbarë bota.

“Ne po ofrojmë 29 milionë euro për ndihmë humanitare. Së bashku me Egjiptin, do të ftojmë në një konferencë për rindërtimin e Gazës“, tha kancelari gjerman Friedrich Merz këtë mëngjes, duke shtuar se Gjermania do të marrë përgjegjësinë në procesin e paqes të propozuar nga Donald Trump.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perjetoni fuqi te jashtezakonshme dhe pastrim inteligjent 68e89cdc46c66
Lajmi i mëparshëm

Përjetoni fuqi të jashtëzakonshme dhe pastrim inteligjent

sot seanca paraprake ne gjkko per erion veliajn a do te kaloje per gjykim dosja ndaj ish kryebashkiakut 68e8b7bb0d93e
Lajmi i radhës

Sot seanca paraprake në GJKKO për Erion Veliajn, a do të kalojë për gjykim dosja ndaj ish-kryebashkiakut?

Të fundit nga

ShkoLartë