Në takimin e 353-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), gjykatësi Armend Lokaj u emërua në pozitën e nënkryetarit të Gjykatës Themelore në Pejë.
Mandati i tij, siç u bë e ditur, do të jetë i barazvlefshëm me atë të kryetarit të gjykatës, dhe emërimi nis më 10 tetor 2025.
Paraprakisht, KGJK kishte miratuar shqyrtimin e ndryshimit të Planit të Punës së Gjykatës Supreme me numër A.GJ.nr.256/2025, datë 1 tetor 2025, si dhe marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK).
Po ashtu, u autorizua Kryesuesi i KGJK-së për nënshkrimin e këtij memorandumi.
Burimi: botasot.info


