armatosja e kosoves ish komandanti i forcave detare shqiptare banjska ndryshoi krejt skemen e sigurise 694f017e9a58a

Armatosja e Kosovës, ish-komandanti i Forcave Detare shqiptare: Banjska ndryshoi krejt skemën e sigurisë

December 26, 2025
1 minut lexim

Ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, ka folur për armatosjen e Kosovës nga Shtetet e Bashkuara dhe Turqia, gjatë një interviste në Euronews Albania.

Ai thekson se këto zhvillime po rrisin ndjeshëm kapacitetet ushtarake dhe nivelin e sigurisë së vendit.

Sipas Meçollarit, blerja e sistemeve të reja ushtarake nënkupton që Kosova do të jetë në gjendje të projektojë fuqinë e saj përtej kufijve.

“Blerja e sistemeve do të thotë që Kosova do të jetë në gjendje të projektojë fuqinë ushtarake përtej kufijve të saj, ky sistem godet më larg se kufiri i saj, ushtarakisht.

Kjo nuk është lëvizja e fundit. Kosova në dy vitet e fundit ka lëvizur mirë në pikëpamje të mbrojtjes. Armatimi ushtarak që po merr po e çon në forcën të armatosur. Ka disa veprime në FSK të cilat po rrisin kapacitete në mënyrë të ndjeshme.

Marrëdhëniet kryesore në fushën ushtarake janë dy: SHBA dhe Turqia.

Lëvizjet që po bëhen në Kosovë janë të tilla që forca e armatosur po rrit ndjeshëm nivelin e sigurisë. Rasti i Banjskës ndryshoi skemën e sigurisë së Kosovës. Kur vjen puna të Serbia, Vuçiç është problematik në arenën ndërkombëtare. Ai edhe mund të largohet, por largimi i tij nuk do e zgjidhë problemin me Kosovën”, tha Artur Meçollari.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fiks fare bashkia librazhd nuk zbaton vendimin e gjykates refuzon rikthimin ne pune te ish punonjeses 694f012584657
Lajmi i mëparshëm

Fiks Fare/ Bashkia Librazhd nuk zbaton vendimin e gjykatës, refuzon rikthimin në punë të ish-punonjëses

obsh nje e treta e vdekjeve ne evrope lidhen me alkoolin 694f0193adee2
Lajmi i radhës

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Evropë lidhen me alkoolin

Të fundit nga

ShkoLartë