armando pali mbeti i vrare ne shkoder flet miku i te ndjerit takimi me shenjestren ka qene rastesor 68c02d9575418

Armando Pali mbeti i vrarë në Shkodër, flet miku i të ndjerit: Takimi me shënjestrën ka qenë rastësor

September 9, 2025
1 minut lexim

Miku i Armando Palit, i cili mbeti i vrarë një ditë më parë në masakrën e Shkodrës, ka rrëfyer në “Shqipëria Live” disa detaje.

Ai deklaroi se viktima dhe shënjestra e vrasjes njiheshin me njëri-tjetrin, teksa takimi në kafe ka qenë rastësor.

Miku i të ndjerit u shpreh se ai vinte nga një familje shumë e mirë dhe njihej si një njeri i qetë.

“Nuk takoheshin shpesh, por në momentet që janë takuar janë përshëndetur, por vetëm kaq. Armando ka shkuar të pijë kafe në një vend të qetë përballë bashkisë.

Takimi me shënjestrën ka qenë rastësor, por normalisht që janë të njohur, një kafe mund ta pish.

Armando Pali është një njeri i qetë, familje shumë e mirë, me familje të qetë, një njeri shumë i mirë, me edukatë, e kulturë qytetare, nuk e ka merituar të shkojë kështu. Kjo është situata në Shkodër, del në mëngjes dhe nuk dihet nëse kthehesh në darkë, kjo është situata në Shkodër.

Kjo nuk ka lidhje me Armandon, u vra një i pafajshëm. Me shënjestrën nuk kam njohje, e kam parë në media, ka qenë në këshillin e bashkisë. Besoj se familja e ka marrë vesh lajmin nëpërmjet mediave, ose shoqërisë së tyre.

Ata kanë dhembshuri të madhe të humbjes së djalit të tyre, një familje në nivele të tilla nuk besoj se marrin veprime të gabuara. Nëna po e përjeton shumë keq, përfshirë edhe vëllain dhe familjarët. Armando ka një vajzë ka qenë i divorcuar. Uroj që në Shkodër të rikthehet qetësia”, ka deklaruar ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

promovohen targat e veturave zyrtare fetai sdo te kete me keqperdorime 68c02c31c337a
Lajmi i mëparshëm

Promovohen targat e veturave zyrtare, Fetai: S’do të ketë më keqpërdorime

delegacioni i france football takohet me realin ne madrid 68c02df376aac
Lajmi i radhës

Delegacioni i ‘France Football’ takohet me Realin në Madrid

Të fundit nga

ShkoLartë