arlinda kadri shahinoviq dhe zonja joshevska anetare te keshillit gjyqesor 6968e117d1082

Arlinda Kadri-Shahinoviq dhe zonja Joshevska, anëtare të Këshillit Gjyqësor

January 15, 2026
1 minut lexim

Anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Suzana Joshevska-Anastasovska dhe Arlinda Kadri-Shahinoviq, sot në Kuvend realizuan betimin solemne para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, përcjell TV21.

Avokatja Suzana Joshevska-Anastasovska, së bashku me profesoreshën Arlinda Kadri-Shahinoviq, përpara dy ditësh në Kuvend u zgjodhën si anëtare të Këshillit Gjyqësor me propozim të presidentes Gordana Siljanovska-Davkova.

Këshilli Gjyqësor përbëhet nga 15 anëtarë, prej të cilëve tetë zgjidhen nga radhët e gjyqtarëve, tre zgjidhen nga Kuvendi dhe dy anëtarë janë me propozim të presidentit të shtetit. Anëtarë, pa të drejtë vote, janë gjithashtu kryetari i Gjykatës Supreme dhe ministri i drejtësisë.

Mandati i anëtarëve të zgjedhur zgjat gjashtë vjet me të drejtë një rizgjedhjeje, ndërsa kryetarit të Gjykatës Supreme dhe ministrit të drejtësisë, me përfundimin e funksionit të tyre, i përfundon edhe mandati në Këshill.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

fetai recaku plage e hapur ne ndergjegjen tone kolektive 6968dfba78d0c
Lajmi i mëparshëm

Fetai: Reçaku, plagë e hapur në ndërgjegjen tonë kolektive

rritet niveli i ujit ne liqenin e ulzes permbytet kabina elektrike ne urake 6968ed9476653
Lajmi i radhës

Rritet niveli i ujit në liqenin e Ulzës, përmbytet kabina elektrike në Urakë

Të fundit nga

Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit

Një raketë e lëshuar nga Libani goditi një stacion satelitor thellë brenda territorit të Izraelit, raportuan sot mediat izraelite. Televizioni “N12” publikoi pamje dramatike nga një kamerë makine që tregojnë momentin e

Vardari – Shkëndija në javën e fundit

Në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë kanë përfunduar dy raundet e para të sezonit, dhe orari për raundin e tretë u formua sipas vendosjes së ekipeve në tabelë. Sipas sistemit
ShkoLartë