photo output 16 scaled

Arkitekti Bajram Vardar do të bëj Master Planin për zhvillimin e Çairit (VIDEO)

August 18, 2025
1 minut lexim

Në profilin e tij në Facebook, Izet Mexhiti ka bërë publik emrin e arkitektit të njohur nga Turqia, i cili do të jetë pjesë e rrethit të ngushtë të bashkëpunëtorëve që tashmë po punojnë mbi konceptin e ri për zhvillimin urban të komunës së Çairit.

Në videon e bisedës mes arkitektit të njohur dhe Izet Mexhitit, Bajram Vardar ndër të tjera tha:

“Ngjashëm me Stambollin ose Bursën, sfidat janë të ngjashme edhe këtu në Çair. Ne kemi qenë edhe në Barcelonë, edhe ai qytet kaloi nëpër një proces rinovimi. Ne do të hartojmë Master Planin për Çairin, së bashku me qytetarët, dhe më pas do të përgatisim edhe planin e zbatimit. Më vonë do të zhvillojmë edhe shtyllat e këtij Master Plani.”

Eksperti Bajram Vardar ka qenë pjesë e ekipit të Rexhep Taip Erdoganit në periudhën kur ai ishte kryetar i komunës së Stambollit, si dhe ka qenë kryearkitekt i qytetit Bursa, duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin urban të këtyre dy qyteteve me miliona banorë.

Bajram Vardar me origjinë është shqiptar nga Shkupi.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zgjedhjet lokale ndertimet pa leje perplasin kandidatet 68a35b72e66b1
Lajmi i mëparshëm

Zgjedhjet lokale/ Ndërtimet pa leje përplasin kandidatët

felix diogo jota do te mbetet pergjithmone pjese e historise se futbollit 68a365344bfcd
Lajmi i radhës

Felix: Diogo Jota do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë së futbollit

Të fundit nga

ShkoLartë