arkitektet e inteligjences artificiale shpallen personazhi i vitit nga revista time 693b20a54fec3

‘Arkitektët’ e Inteligjencës Artificiale shpallen ‘Personazhi i Vitit’ nga Revista Time

December 11, 2025
1 minut lexim

Revista prestigjioze Time ka zgjedhur “Arkitektët e Inteligjencës Artificiale” si Personazhin e Vitit 2025, duke theksuar ndikimin e jashtëzakonshëm që teknologjia ka në jetën e përditshme.

Personazhi i Vitit i revistës Time për vitin 2025 nuk është një person i vetëm.

Shefi i Nvidia-s, Jensen Huang, kreu i Meta-s, Mark Zuckerberg, pronari i X, Elon Musk, dhe “nëna e inteligjencës artificiale” Fei-Fei Li janë ndër liderët e teknologjisë që paraqiten në njërën nga dy kopertinat e revistës.

Kjo vjen në kohën e një përparësie me ritëm të shpejtë në teknologji, i nisur nga lançimi i ChatGPT nga OpenAI në fund të vitit 2022.

Shefi i OpenAI, Sam Altman, tha në shtator se chatbot-i përdoret nga rreth 800 milionë njerëz çdo javë.
Firmat e mëdha të teknologjisë po investojnë miliarda dollarë në inteligjencën artificiale dhe infrastrukturën që qëndron pas saj, në një përpjekje për të qëndruar përpara rivalëve.

Këtë vit ka dy kopertina, njëra një vepër arti që përshkruan shkronjat e Inteligjencës Artificiale të rrethuara nga ‘arkitektët’, dhe një tjetër pikturë e fokusuar në vetë liderët e teknologjisë.

Kryeredaktori i revistës, Sam Jacobs, tha se “askush” nuk pati një ndikim aq të madh në vitin 2025 sa “individët që imagjinuan, projektuan dhe ndërtuan inteligjencën artificiale”.

Analistët thonë se viti 2025 mund të shihet si një “pikë kthese” për sa i përket  përdorimit të inteligjencës artificiale në jetën tonë të përditshme.

Disa njerëz tani zgjedhin chatbot-et në vend të motorëve të kërkimit dhe mediave sociale për të planifikuar festat , për të gjetur dhurata për Krishtlindje apo për të zbuluar receta.

FOTO GALERI
1/2

1


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

a po shembet plani i be se per fundin e motoreve me djegie gjermania ndez debatin 693b1f21a7f6e
Lajmi i mëparshëm

A po shembet plani i BE-së për fundin e motorëve me djegie? Gjermania ndez debatin

dashurite qe rindizen ne fundvit 693b26f2e91bc
Lajmi i radhës

Dashuritë që rindizen në fundvit

Të fundit nga

Dashuritë që rindizen në fundvit

Në fundvit, ndërsa dritat zbukurojnë shtëpitë, muzika përshkon rrugët dhe ritmi i përditshëm ngadalësohet për pak, diçka pozitive ndodh: ndjenja të vjetra dashurie, miqësie ose lidhjeje rilindin në heshtje. Një telefonatë që
ShkoLartë