arifi beselidhja aleanca kombetare per integrim ne likove nis rrugetimin drejt fitores 68c5e21148d27

Arifi: Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim në Likovë nis rrugëtimin drejt fitores

September 13, 2025
1 minut lexim

Likovë, 13 shtator – Besëlidhja, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në Likovë, ka nisur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale, duke i dhënë mbështetje të plotë kandidatit për kryetar të komunës, Erkan Arifi, si dhe listës së këshilltarëve komunalë.

Në takimin e mbajtur sonte, shtabet komunale të AKI-së njëzëri votuan përkrahjen për Arifin dhe listën e këshilltarëve, e cila udhëhiqet nga d-r Zekirja Shaini dhe profesoresha Sara Osmani-Neziri, e deri tek kandidati numër 19, që përfshijnë profesionistë nga fusha të ndryshme.

Ngjarjen e përshëndeti edhe deputeti i zonës, Rijad Shaqiri, i cili theksoi rëndësinë e unitetit dhe mbështetjes së fuqishme për AKI-në në Likovë.

“Ky është fillimi i një rrugëtimi drejt fitores më të madhe deri më tani. Me ekipin tonë të profesionistëve, jam i bindur se do ta vazhdojmë dhe forcojmë zhvillimin e komunës sonë,” u shpreh kandidati për kryetar, Erkan Arifi.(INA)

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arben fetai bogovina cdohere ka qene kunder bdi se kthehet aty ku ka qene 68c5db6c68339
Lajmi i mëparshëm

Arben Fetai: Bogovina çdoherë ka qenë kundër BDI-së, kthehet aty ku ka qenë

msh kemi siguruar 2000 maska per banoret e trubareves 68c5e2b160ed2
Lajmi i radhës

MSH: Kemi siguruar 2,000 maska për banorët e Trubarevës

Të fundit nga

ShkoLartë