ariel winter rrefen abuzimin dhe traumen qe perjetoi si femije ne hollywood 68728ad86d859

Ariel Winter rrëfen abuzimin dhe traumën që përjetoi si fëmijë në Hollywood

July 12, 2025
1 minut lexim

Aktorja amerikane Ariel Winter, e njohur për rolin e saj si Alex në serialin e njohur “Modern Family”, ka treguar për herë të parë se ka përjetuar abuzim seksual dhe presion të vazhdueshëm që në moshë të vogël gjatë punës në industrinë e filmit.

Në një intervistë për DailyMail, Winter, e cila nisi karrierën në Hollywood që në moshën 4-vjeçare, tha se ishte ekspozuar shumë herët ndaj burrave më të mëdhenj që i dërgonin mesazhe të papërshtatshme.

“Jam e njohur me grabitqarët meshkuj. Kur fillova të përdorja laptop dhe celular, filluan të vinin mesazhe të frikshme. Ishte traumatike”, tha ajo, pa dashur të japë shumë detaje.

Winter theksoi se ajo që ndodhte në prapaskenë ishte vetëm një pjesë e errët e industrisë, pjesa tjetër vinte nga presioni mediatik. Ajo u komentua dhe u kritikua ashpër për pamjen fizike ndërsa ishte ende adoleshente.

“Kur isha 14 vjeçe, trupi im ishte lajm në çdo faqe. Çdo titull fliste për mënyrën si dukesha. Ishte e tmerrshme”, kujton ajo.

Aktorja zbuloi gjithashtu se gjatë shkollës së mesme, për shkak të problemeve me shëndetin mendor, iu desh të merrte ilaçe kundër depresionit, të cilat i sollën ndryshime fizike dhe emocionale.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen investime rekord per sportin ne komunat shqiptare 6866380ada5ae
Lajmi i mëparshëm

VLEN: BDI, Levica dhe Arsovska po inskenojnë destabilizim ndëretnik për interesa politike

anketat e kurdisura te bdi se dhe maskarada e propagandes se grubit 68728cb969a3b
Lajmi i radhës

ANKETAT E KURDISURA TË BDI-SË DHE MASKARADA E PROPAGANDËS SË GRUBIT

Të fundit nga

ShkoLartë