ariana grande i jep fund turneut pritet te terhiqet per nje kohe nga publiku 6a81893c2bcfd

Ariana Grande i jep fund turneut, pritet të tërhiqet për një kohë nga publiku

August 16, 2026
1 minut lexim

Ariana Grande ka nisur koncertet e fundit të turneut “Eternal Sunshine” në Londër, përpara se të marrë një pauzë më të gjatë nga jeta publike.

Këngëtarja amerikane performoi të shtunën mbrëma para rreth 20 mijë fansave në O2 Arena.

Ajo do të mbajë gjithsej 10 koncerte në Londër, ndërsa performanca e fundit është planifikuar për 1 shtator.

Gjatë koncertit, Grande ka mbajtur një fjalim emocionues, duke thënë se dëshiron të shijojë çdo sekondë të koncerteve të fundit.

Më herët, këngëtarja kishte deklaruar se një pauzë nga karriera mund të ishte “e shëndetshme”, duke përmendur edhe presionin dhe vëmendjen e vazhdueshme publike.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dron i paidentifikuar prane kufirit me moldavine nderhyjne avionet e nato s 6a818884dd01d
Lajmi i mëparshëm

Dron i paidentifikuar pranë kufirit me Moldavinë, ndërhyjnë avionët e NATO-s

ne shtator do te rriten pensionet ne maqedoni 6a818be0e03a6
Lajmi i radhës

Në shtator do të rriten pensionet në Maqedoni

Të fundit nga

ShkoLartë